Kaso për reformën zgjedhore: Dje një hap i vogël që duhet vlerësuar, ende herët për të folur për konsensus

Kaso për reformën zgjedhore: Dje një hap i vogël që duhet vlerësuar, ende herët për të folur për konsensus

11:24, 27/05/2020
A+ Aa A-

Dita e djeshme shënoi një hap përpara në miratimin e reformës zgjedhore, ku palët dakordësuan mbi disa pika fillestare.

Për Ivi Kason, sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike I cili foli në një intervistë në A2 news, mbledhja midis përfaqësuesve të partive politike duhet parë si “më produktivja deri më tani, sepse ishte e para në të cilën ishte parashikuar të diskutoheshin çështje ku nuk kishte dakordësim në nivel politik, dhe si e tillë ishte hap përpara, për pika që ndoshta nuk mbartin ndjeshmërinë më të lartë në opinionin publik. Për këtë arsyeje do të isha ende i kujdesshëm për të folur për sinjale të mira ndaj propozimeve të opozitës”.

Një nga temat më të debatuara ishte ajo e financimit të partive. Sipas Kasos, “opozita i qëndronte financimit publik, duke ndaluar çdo financim privat, brenda dhe jashtë fushatës zgjedhore, ndërkohë që nga pala tjetër nuk ka hequr dorë nga skema mikse, që parashikon burime shtetërore dhe në masë më të madhe private. Palët kanë rënë dakord që të adresojnë këtë çështje në një ligj të veçantë që do të përmbledhë të gjithë problematikat e financimit, jo vetëm në politikë. Do të punohet për këtë ligji pas miratimit të paketës së reformës zgjedhore”.

Akuzave të Rudina Hajdarit për marrëveshje PD-PS për dyfishimin e financimeve, Kaso i përgjigjet duke i kujtuar deputetes, se “nuk ka asnjë marrëveshje në tavolinë, aty u fol për një skemë të re që nënkupton një reduktim të paktën 20 herë të burimeve të fushatës. Subjektet politike kanë të drejtë të zhvillojnë një fushatë dinjitoze, kostot e të cilave janë të ditura. Për këtë arsye kemi propozuar trefishimit të financimit nga buxheti i shtetit, që do t’i lejojë ato një fushatë të tillë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco