'Asnjë ndihmë, hiç, fare!': Basha: Shqipëria reale punon për 5 oligarkë! Kjo duhet të marrë fund

'Asnjë ndihmë, hiç, fare!': Basha: Shqipëria reale punon për 5 oligarkë! Kjo duhet të marrë fund

10:34, 27/05/2020
A+ Aa A-

Pasi ka dëgjuar shpërthimin e një mllefi të madh të fermerëve dhe tregtarëve të vegjël të Rrogozhinë, Kryetari i opozitës Lulzim Basha është prononcuar vet gjatë rrugës së trego agro-ushqimor me një mesazh në video.

Në këtë mesazh Basha thekson se nga ajo që u dëgjua, kuptohet se gjendja e fermerit shqiptar sidomos është katastrofale. "Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë,- theksonkreu i opozitës, -  që vazhdon të paguajë për krimet, për hajdutërinë, ndaj shpëtimi i vetëm është të garantojmë që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit për t’i dhënë fund kësaj të keqeje dhe të kthejmë bashkë me demokracinë edhe institucionet, ekonominë, punësimin, mbështetjen për njerëzit punëtorë.”  

MESAZHI I PLOTE I BASHES NGA RROGOZHINA:

Përshëndetje të dashur miq!

Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Siç e shikoni, gjendja e fermerëve dhe e të gjithë atyre që shesin prodhimet e bahçes, prodhimet e serës, është po aq e keqe, edhe më e keqe se gjendja e bizneseve që kemi vizituar në Tiranë, Durrës. Konsumi ka rënë në zero. Rinë këtu me orë të tëra, për 10,15, 20 mijë lekë xhiro në javë - jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore. Gjendja e fermerëve është e rënduar.

Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtër, të rreme, totalisht pa lidhje me realitetin.

Ky është realiteti. Përpara kam ndoshta një kilometër e gjysmë me tezga të banorëve, fermerë të zonës, që kanë ekspozuar prodhimet e gjysmat ndoshta do t’i groposin sot se nuk shitet.

Kjo është një gjendje katastrofale.

Bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë, por këtë vit me mungesën totale të subvencioneve me mungesën totale të çdo lloj ndihme dhe mbështetjeje, situata e ka kaluar atë që mund të quhet si kritike.

Ndaj bredhjet me regji qendrore dhe propaganda e pështirë e Qeverisë dhe Edi Ramës nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij kriminal se ato miliona që ia ka hedhur 4-5 oligarkëve shqiptarë do të mjaftonin që fermeri shqiptar, njesoj si i Kosovës, si i Maqedonisë së Veriut, do të mbante së paku kokën mbi ujë. Por e keqja ka filluar të thellohet.

Vetëm tek Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro të taksave tuaja me të cilat mund të kishin mbyllur kanalizimet, edhe ato të autostradës Tiranës - Durrës, ku janë bizneset më të mëdha dhe që po qelben nga mungesa e infrastrukturës; mund të ndihmonin mijëra familje në këto kohë të COVID-19 që i kanë zhvatur dhe në vend të tyre kanë mendjen të zhvatin.

Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë, që vazhdon të paguajë për krimet, për hajdutërinë, ndaj shpëtimi i vetëm është të garantojmë që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit për t’i dhënë fund kësaj të keqeje dhe të kthejmë bashkë me demokracinë edhe institucionet, ekonominë, punësimin, mbështetjen për njerëzit punëtorë.”  

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t27/05/2020 11:57

Ore lul mavria,po guxo pak dhe na e thuaj qe ta dime te gjithe se kush jane keta 5 oligarke,se deri dje na thoshe 10 oligarke

Shto koment

Denonco