Palushi komenton takimin me Yuri Kim: Basha është konsistent, keqqeverisja e Ramës do e mbajë bashkë opozitën

Palushi komenton takimin me Yuri Kim: Basha është konsistent, keqqeverisja e Ramës do e mbajë bashkë opozitën

20:09, 26/05/2020
A+ Aa A-

Drejtori i informacionit në Syri.net, Enton Palushi, i ftuar në edicionin e orës 19:00 në SYRI TV me Juli Krisafin, komentoi hapat e hedhur drejt përfundimit të reformës zgjedhore. Palushi tha se ky është një lajm i mirë, edhe pse akoma reforma nuk ka përfunduar. 

Sipas tij, sfida e vërtetë do mbetet zbatimi i kodit të ri elektoral. Megjithatë, Palushi shtoi se vendi do të shkojë përpara vetëm falë marrëveshjeve.

Palushi tha se jetojmë në qytetërimin e marrëveshjeve dhe kontratave, dhe se vendet më të zhvilluara në botë janë ato që zbatojnë më së miri marrëveshjet. Kurse Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka probleme të thella me marrëveshjet dhe kjo shihet edhe te paditë që shkojnë në miliarda euro nëpër arbitrazhe dhe gjykata për shkelje kontratash dhe marrëveshjesh.

Sipas Palushit, kreu i opozitës, Lulzim Basha është konsistent pasi po kërkon vazhdimisht një gjë: marrëveshje që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Palushi tha se në vitin 2017 ai pati një marrëveshje me zotin Rama për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, megjithatë më shumë kritika mori vetë Basha dhe jo ai që prishi marrëveshjen, në këtë rast Edi Rama.

“Unë nuk e di si do shkojë kjo marrëveshje, por di të them që Shqipëria do bëhet vend i zhvilluar vetëm duke respektuar marrëveshjet,” tha ai.

Palushi komentoi edhe takimin e zotit Basha me ambasadoren Yuri Kim. Ai tha se gjuha e trupit fliste për një takim të mirë, kurse ky është një lajm i mirë për mbështetësit e opozitës, të cilët protestuan vjet dhe e kuptuan se pa përkrahjen e ndërkombëtarëve, axhenda e tyre nuk ecën përpara.

Duke folur për kritikat e zonjës Kim për ata që duan të minojnë reformën në drejtësi, Palushi tha se marrëveshjet bëhen nga dy ose më shumë palë, ndaj është e kotë që të kërkosh një fajtor në këtë histori. Ai tha se është dëshpëruese që ambasadorja thotë se reforma është e ngadaltë, e dhimbshme dhe joperfekte, kur dihet se të gjithë gjërat në Shqipëri janë të tilla.

Sipas tij, shqiptarët prisnin që reforma të ishte ndryshe dhe propozimet e Metës duan të përshpejtojnë gjërat. Megjithatë ai shtoi se, pavarësisht se shqiptarëve u ka rënë besimi te reforma në drejtësi, të dalësh kundër saj ka kosto, jo vetëm për shkak të reagimit të ndërkombëtarëve, por edhe sepse shqiptarët vazhdojnë ta konsiderojnë kundërshtimin e reformës si frikë nga drejtësia. 

Në fund, Palushi komentoi edhe raportimet për tensione mes opozitës dhe presidentit. Palushi tha se mund të ketë shumë zhvillime, por në fund do kuptohet se keqqeverisja e Edi Ramës është ‘thesi’ ku mund të marrin vota dhe kredo politike të gjithë.

Sipas Palushit, keqqeverisja e Ramës do i mbajë bashkuar. Ai tha se kjo u pa edhe kur zoti Meta dha sinjale para disa javësh për zbutje të marrëdhënieve me Edi Ramën dhe mori mbi vete zemërimin e opinionit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lom deliu26/05/2020 20:23

ta gezoni krushqine me Ed maskarain ...falenderojeni dge shkesen..

Shto koment

Denonco