Kallëzohet në Prokurori kreu i IKMT Tiranë/ Qytetarët: Po na rrëmben pronat me Hipotekë, na vunë gjoba 5 mln lekë

Kallëzohet në Prokurori kreu i IKMT Tiranë/ Qytetarët: Po na rrëmben pronat me Hipotekë, na vunë gjoba 5 mln lekë

19:40, 26/05/2020
A+ Aa A-

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga disa familje në zonën e Kombinatit që deklarojnë publikisht se po u merret prona në rrugë antiligjore në emër të një investimi publik që bashkia ka nisur të kryejë në këtë zonë.

Në një intervistë për News 24, Ergys Cullhaj përfaqësues i një prej familjeve të prekura thotë se ka 5 muaj që Inspektoriati Ndërtimor Vendor më në krye Mariglen Qaton po u bën presion të hapur familjeve për të liruar hapësirën private të ligjëruar me certifikatë pronësie duke i ndëshkuar me gjobë në vlerën 5 milion lekë.

“Këta nuk kanë sjellë as vendim shpronësimi. Na kanë ardhur 3 inspektorë. Na kanë vënë 5 milionë gjobë për kundërshtim. Se di pse e kanë vënë ‘ndërtim pa leje’. Jemi pronarë të ligjshëm me dokumentacione dhe certifikatë pronësie.”, -theksoi Qato.

Sipas banorëve IMT e bashkisë Tiranë po vepron në shkelje flagrante të ligjit për shpronësimet në funksion të investimeve publike duke mbajtur të fshehtë projektin e detajuar të rrugës së re, piketat se deri ku do të shtrihet gjurma e rrugës, dhe më kryesorja mungesën e vendimit të shpronësimit për ta ankimuar ose jo në gjykatë.

“Nuk bllokojmë ne projektet e Bashkisë së Tiranës, por duam një vendim shpronësimi. Nuk kanë vendosur as piketa. Asgjë. Këtu nuk ka ardhur asnjë inxhinier. Nuk kanë ardhur asnjë, dhe nuk kemi parë asnjë projekt”, -tha ai.

Cullhaj thotë se gjoba i ka frikësuar banorët e tjerë që nga frika kanë lejuar fadromat të hyjnë në pronën e tyre pavarësisht se nuk ka një vendim shpronësimi. “Këtu ka shumë veta, por nuk dalin nga frika se kanë hallin e punës. Dhe kanë frikën e gjobës.”, -pohoi banori.

Në kushte të tilla familja Cullhaji thotë se do t’i drejtohet gjykatës. “Ne do bëjmë një padi në Gjykatën e Tiranës, do presim vendimin”, -përfundoi ai.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

5555527/05/2020 11:49

vetem ne shqiperi nuk egziston faktori prone private.Nese administrata lokale qe paguhet me taksat e secilit dhe supozohet qe i sherben publikut kerkon te zhvilloje nje projekt qe cenon nje prone private te caktuar : te pakten te argumentoje interesin e madh publik qe perfitohet para miratimit te nje projekti pa lere pastaj te marresh veprime qe te nderhysh pa konsensusin e secilit qytetar ne pronen e tij.kjo nuk ndodh as ne kinen socialiste dhe askund.shteti i te drejtes supozohet kur mbron te drejtat e secilit individ dhe sidomos me te dobetit ne shoqeri.kjo qe ndodh esht diktature e pashembullt ne shqiperi.

t26/05/2020 20:36

Tani qe rilindja prishi teatrin pa pyetur ligj e kushtetute,mos te habitet kush kur fadroma e rilindjes nje dite te bukur te vije papandehur e ti prishe pronen sepse ka nevoje rilindja per hapesira ndertimi

Shto koment

Denonco