Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Kërkon destabilitet në Shqipëri’/ Kush fshihet pas lobit serb në SHBA

‘Kërkon destabilitet në Shqipëri’/ Kush fshihet pas lobit serb në SHBA

18:27, 26/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta deklaroi mbrëmë në ‘Opinion’ se shembja me urgjencë e Teatrit Kombëtar, pa pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe pa pritur përfundimin e pandemisë, synonte të krijonte destabilitet. Sipas tij, kjo është bërë për llogari të lobit pro serb në Uashington, që sipas kreut të shtetit, është fuqizuar shumë dhe lidhet edhe me zhvillimet në Kosovë muajt në vijim.

“Mund të ketë ndonjë zhvillim interesant në Kosovë në periudhën në vijim”, tha Meta në “Opinion”.

Prej kohësh flitet se lobi pro-serb në Uashington po investon për ndarjen e Kosovës.

Në një shkrim në janar të vitit të shkuar, analistja e gazetës austriake Der Standard, Adelheid Woelfl, e përmendi për herë të parë këtë gjë.

Në shkrimin ku thuhej se kryeministri Edi Rama është për shkëmbimin e territoreve, gazetarja shkruante: “Corey Lewandowski është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”.

Pak javë më vonë, e njëjta gazetare shkruante: “Ideja me sa duket ka lindur gjatë një takimi të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe Vuçiçit në tetor të vitit 2016. Por projekti është ndjekur prej kohësh nga pala serbe. Bëhet fjalë për bashkimin e zonave me shumicë serbe ne veri të Kosovës me Serbinë, për të legjitimuar një pjesë të idesë së vjetër të Serbisë së Madhe”.

Vetë Lewandowski shkaktoi shumë rrëmujë kur vizitoi Serbinë. Ish-ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç tha se Lewandowski kishte ardhur për të vulosur marrëveshjen e lobimit me Serbinë. Jeremiç tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i kishte dhënë Lewandowski-t: ‘Vendose çmimin që do për të më rregulluar një telefonatë me presidentin Trump’.

Vuçiç reagoi me një batutë tipike për këto raste. Ai tha se nuk e ka takuar Lewandowski-n, por do të donte të takohej me Robert Lewandowski-n, yllin polak të Bajernit të Mynihut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/05/2020 19:22

Z. President! Mjaft me teori konspiracioniste! Nese vertete lobet serbe ne Washington kane nje ndikim kaq te fuqishem tek Edi Rama per te shkaterruar gjithçka ne Shqiperi, ky eshte vertete nje rrezik kombetar!! Kjo nuk eshte shaka femijesh, thashethem kafenesh midis pijanecesh apo thjesht nje bombe tymuese! Ky eshte nje alarm kombetar dhe Ju, si kreu i shtetit shqiptar dhe mbrojtes i rendit kushtetues duhet te jepni kushtrimin per t'u ngritur i gjithe populli me cdo lloj arme dhe mjeti per shporrjen e ketij regjimi! Ky akt eshte tradheti kombetare! Kjo deklarate nuk duhet kaluar me kaq! Nese nuk eshte e vertete, z. Meta duhet te arrestohet urgjentisht!

Shto koment

Denonco