Zekthi: Tryeza për Reformën, xhiro në vend bosh por e detyrueshme për PD

Zekthi: Tryeza për Reformën, xhiro në vend bosh por e detyrueshme për PD

17:32, 26/05/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Edicioni i Pasdites" në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, analisti dhe politologu Fitim Zekthi komentoi zhvillimet e fundit në vend dhe kryesisht debatet për Reformën Zgjedhore.

Sipas Zekthit, kjo është një xhiro bosh por që PD dhe opozita duhet ta bëjnë përndryshe bëhen pjesë e planit të kryeministrit Edi Rama për ta nxjerrë atë si një forcë politike destruktive.

"Rama kërkon ta nxjerrë si parti të paaftë, destruktive. Provokoi shqiptarët, qytetit, opozitën duke vizatuar një trajektore, daljen në rrugën, përdorimin e shisheve dhe gurëve duke tentuaar nxjerrjen nga Reforma Zgjedhore për ta akuzuar si destruktive. Fatmirësisht ndërkombëtarët kanë ende ndjeshmëri dhe vendosën disa kushte dhe një prej tyre është edhe reforma zgjedhore. Ky është një bonus i merituar për PD. Ndërkombëtarët nuk njohin parlamentin, por tryezën dhe Rama kërkon që ta prishë tryezën. Rama nuk mund të pranojë diçka që kërkon të largohet vetë.

Basha është i detyruar të shkojë në tryezë. Është një xhiro në vend bosh, e detyruar. Kjo është Shqipëria me Ramën që vjedh vota, prish teatër, rrënon ekonominë, mbjell vendin me kanabis. Është një xhiro bosh por që fatkeqësisht duhet bërë", tha Zekthi.

Sipas lëvizjeve të fundit të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, analisti dha këtë përgjigje:

"Ambasadorja po bën punën e ambasadores amerikane. U duk si e tërhequr. Dy tre muajt e para i kanë njohje. Bëjnë foto, duket sikur bëjnë punë moti. Është një fazë njohje, krijimi i kontakteve. Tani mund të themi se Kim është në funksion të plotë si ambasadore e Shteteve të Bashkuara".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco