Basha me Yuri Kim: Zgjedhje të lira për t’u shkëputur nga e shkuara

Basha me Yuri Kim: Zgjedhje të lira për t’u shkëputur nga e shkuara

16:05, 26/05/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë deklaratës me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, tha se Reforma Zgjedhore do të përfundojë 31 majit.

Basha tha se opozita do bëjë gjithçka që të përfundojë në këtë datë ndërkohë thotë se opozita ka qëllim që sa më parë të shkohet në kutitë e votimit dhe zgjedhësit të pandikuar nga bandat, shitblerja e votës dhe paratë e korrupsionit të zgjedhin qeverinë e parlamentin që duan.

Fjala e kreut të opozitës Lulzim Basha:

Dua ta falënderoj ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që i ka dhënë dhe I jep Reformës Zgjedhore.

Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është prioriteti absolut i Partisë Demokratike, i Opozitës së Bashkuar dhe i gjithë shqiptarëve, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të ju garantuar shqiptarëve mundësinë që ti drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin me votën e tyre të lirë, të pa ndikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shit-blerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit, qeverinë e tyre.

Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, një afat që ne ja kemi kërkuar dhe ia kemi vendosur kësaj maxhorance, reforma të ketë përfunduar dhe natyrisht do të bëjmë gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për ta zbatuar ligjin që është edhe problemi numër një me zgjedhjet në Shqipëri në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme ku shqiptarët të zgjedhin parlamentin e qeverinë që meritojnë me votën e tyre dhe njëkohësisht Shqipëria të ecë përpara, mos të mbahet peng e të shkuarës, por të hapë rrugën e integrimit europian dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore ekzistenciale të Partisë Demokratike që nga dita e saj e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mario 26/05/2020 16:42

syri duhet te jeni me te sakte .per zgjedhje te lira foli vetem basha ,kimin nuk e degjuam te artikulonte per zgjedhje te lira e te ndershme ,por vetem harrimin dhe amnistimine krimeve te bandes rama me perkrahjen e pakufishme te ambasades amerikane .meraku i kesaj ambasade nuk jane zgjedhjete lira e te ndershme sepse kjo u pa me se miri ne zgjedhjet moniste lokale ,po shifet me se miri ne venjen nen hyqem te plote te drejtesise nga rama .synimi eshte fshirja e krimeve te bandes rama dhe amortizimit te goditjeve qe po i vijne rames nga bota dhe populli.kete nuk na i heq nga mendja kurr kjo ambasadore qe ka dale ne paturpesine dhe egersine me te madhe kunder shqiptareve dhe ne mbrojtje te bandes rama .

Shqiptari26/05/2020 16:37

ZGJEDHJET TE LIRA KANE QENE GJITHMONE!!! POR SISTEMET ZGJEDHORE KANE QENE TE DHJERA!!! SISTEME ZGJEDHORE KUR KRYETARET KANE QENE PRONARET E PARTIVE DHE KANE ZGJEDHUR DHE RENDITUR NEPER LISTA ATA DHE ATO QE U KA DASHUR BYTHA OSE QE I KANE DERDHUR MIRE QESET TEK THESI I KRYETARIT!!! ZGJEDHJET E LIRA BEHEN VETEM ATEHER KUR POPULLI KA TE DREJTE DHE LEJOHET QE TA ZGJEDHE VETE DEPUTETIN E TIJ DHE JO TE JETE I DETYRUAR TE VOTOJE PER QELBESIREN QE I KA VENE PERPARA KRYETARI I PARTISE!!!! SOT ISHTE FARSA ME KOMIKE, ME QESHARAKE, ME TALLESE PER POPULLIN DHE ME E TRISHTUARA E REFORMES ZGJEDHORE!!! CFARE GALLATE!!!!! E NISEN NGA BYTHA!!! E NISEN NGA GISHTAT E KEMBES!!! RAME DAKORD QE TE BIEM DAKORD!!! RAME DAKORD VETEM PER HAJVANLLEQE!!! U RA DAKORD PER TE MOS BERE ASGJE!!! RAME DAKORD QE TE MOS VJEDHIM ZGJEDHJET!! RAME DAKORD PER BUDALLALLEQE QE NUK KANE PIKEN E RENDESISE!!! RAME DAKORD PER NDARJEN E PARAVE TE POPULLIT!!! RAME DAKORD QE ZGJEDHJET T'I BEJME KUR TE NA DOJE BYTHA!!! RAME DAKORD QE 1/3 E KANDIDATEVE TE JENE FEMRA!!!! U RA DOKORD QE KOMISIONERET BURRA DUHET TE VIJNE TE QETHUR DHE TE RRUAR, NDERSA FEMRAT TE DEPILUARA!!! NDERSA AJO QE ESHTE ME KRYESORJA, BAZA, THEMELI, KOKA NGA NISET REFORMA ZGJEDHORE DHE NE FUNKSION TE ASAJ MERREN TE GJITHA MASAT E TJERA, AS QE U ZU ME GOJE FARE: SISTEMI ZGJEDHOR!!! VETEM PER NDRYSHIMIN E SISTEMIT ZGJEDHOR NUK UA MBAN BYTHA FARE!!! ME SISTEMIN ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA, TE GJITHE QELBESIRET, HAJDUTET DHE MASHTRUESIT IKIN PER LESH, IKIN NE PIDH TE S'EMES TE GJITHE LEGENAT DHE NDYRESIRAT E POLITIKES SHQIPTARE!!!

Shto koment

Denonco