Takimi me Bashën, ambasadorja Yuri Kim: Diskutimi i fokusuar në të ardhmen, jo në të shkuarën

Takimi me Bashën, ambasadorja Yuri Kim: Diskutimi i fokusuar në të ardhmen, jo në të shkuarën

15:52, 26/05/2020

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pritur në një takim prej më shumë se 30 minutash, ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Në fund të takimit, ambasadorja dhe Basha dhanë nga një deklaratë të shkurtër.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se takimi me Bashën ishte i fokusuar në të ardhmen, e jo në të shkuarën.

Fjala e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim:

Sapo zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm dhe isha shumë e kënaqur që të takoja kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.

Në veçanti ne folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar, për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj.

Ky nuk është afat kohor i vendosur nga ambasada e SHBA apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë vendosur mbi vetëm e tyre, veç udhëheqësit.,

Opozita ka një punë shumë të vështirë para saj, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi i zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi rezultatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco