Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Aman, mo, më lini, aman! Britmat e më të varfrit dhe 'shkiet' e Erion Veliajt

VIDEO/ Aman, mo, më lini, aman! Britmat e më të varfrit dhe 'shkiet' e Erion Veliajt

13:06, 26/05/2020
A+ Aa A-

“Aman mo, më lini, aman!” -  Britmat rrënqethëse të një mbledhësi shishes plastike nëpër koshat e mbeturinave, që kapet dhe hiqet zvarrë natën nga Policia Bashkiake e Tiranës, kanë tronditur opinionin për të disatën herë.

Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani i ka publikuar pamjet e dhimbshme të më të varfrit që pëplaset pa mëshirë në trotuar tek lufton t’u shpëtojë kthetrave të policëve.

“Vrrugu Veliaj që ka mbytur Tiranën e ka kthyer në model dhe standard këtë sjellje prej barbari! – ka shpërthyer Bogdani. -  Modeli dhe standarti fillon nga ai si Kryetar i Bashkisë, vazhdon tek nëpunësit - zgjatimet e tij që hodhën firmën e turpit për prishjen e Teatrit Kombëtar, tek ata që po betonizojnë në mënyrë asfiksuese Tiranën, e deri tek xhandarët e Bashkisë që sillen me qytetarin e më të dobëtin sikur të ishin shkie e jo policë bashkie!!!”

Ndaj kësaj sjelljeje, ka reaguar me pafuqinë e saj edhe Lëvizja Rinore Egjiptiane – Rome. “Ndërkohë që qeveritarët tanë synojnë integrimin në BE…- thuhet ironikisht në mesazhin e kësaj videoje.- AI shikojnë këto gjëra Avokati i Popullit, European Union in Albania, U.S. Embassy-Tirana, CoE Office in Albania, OSCE Presence in Albania, Ambasada Gjermane Tiranë?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco