'Infektimi i të rinjve të Call Centers, nga politika kriminale e mosfinancimit'

'Infektimi i të rinjve të Call Centers, nga politika kriminale e mosfinancimit'

12:34, 26/05/2020
A+ Aa A-

Nga Bardh Spahia.

25 të infektuar të rinj me COVID-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në Call Center. Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre.

Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe Call Centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit!

Ato nuk u ndihmuan me asnjë qindarkë nga qeveria, duke i lënë në vështirësi serioze financiare e sidomos duke rrezikuar shëndetin! Kjo nuk është thjesht papërgjegjëshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari.

Edi Rama do të mbetet në histori si individi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderësh sekretë e me çmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si Call Centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me Covid-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco