Ambasada amerikane: Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë

Ambasada amerikane: Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë

12:27, 26/05/2020
A+ Aa A-

Ambasada amerikane doli me një deklaratë, ku thekson se Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë përpara. “Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar”, thuhet në deklaratë.

MESAZHI

Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme.

Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar.

Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari26/05/2020 14:32

Kete shprehjen "populli foli" nuk ka p.. seme ta kuptoje. Fillimisht na u tha qe 99 perqind e popullit e do reformen ne drejtesi. Se ku e gjeten kete shifer nje zot e di. Thane beme sondazhe. Me siguri jane pyetur ridhjerasit. Pas kesaj mesojme se vetem 37 perqind e popullit jane te kenaqur me ecurine e reformes. Kjo tregon se koha i dha te drejte opozites dhe Presidentit qe paralajmeruan kapjen e saj nga Edvin Taq Sum....Tani ke te besojme, kjo nuk do shume mend per te kuptuar te verteten. Ate e mesuam mbreme ne "Opinionin" e analistit Bllendi. Presidenti i nderuar ja hoqi petet lakrorit dhe ambasadat kryesore qe operojne ketu dolen zbuluar. Turp i madh per ta.

Asi26/05/2020 12:53

Znj. Ambasadore ne donim reforme ne drejtesi ta pakapur nga plotika dhe jo te kapur totalisht nga Rama, ne donim gjykate kusjtetuese dhe te larte e jo Ramen qe esjte edhe gjykate kyshtetuese dhe gjykate e larte, ne donim gjyqtare e prokurore jo te regjimit komunist, jo eksperte qe e shkruan per vete reformen, ne kerkonim institucione te SPAK e tj qe te arestonin ministra hajdute e jo te meren me ceshtje qe jane kompetence e gjykatave te tjera, te hetonin Shembjen e teatrit e jo ka 2 jave qe vetem njofton se filloi hetimin, ne duam nderkombetare qe te mbajnw fjalen se 7 ligjet per zbatimin e reformes do beheshin me opoziten e jo vetem.nga Rama, ne duam nderkombetare qe te ngrinin zerin kur u mbush Shqiperia me hashash, laboratore droge e kriminele e jo te na hartonin raporte se po benim progres, ne duam nderkombetare qe te vene para pergjegjesite shperdoruesit e parave te taksapaguesve amerikane dhe europiane ashtu si bene me reformen ne drejtesi ne Poloni, ne duam nderkimbetare qe te mos na genjejne me gjoja sukses ne drejtesi dh kapjen e peshqeve te medhenh, se deri tani edhe cironkat kane dhoetuar nga institucionet e reja te drejtesise, arestohen qytetare, mbyllen nedia, pushohen nga puna gazetare e specialiste dhe pas arestimeve te bujshme te krimineleve i lirojne prokuroria e gjykata. Mer informacione dhe fol me kembe ne toke zonja Ambasadore, se kame ikur nen regjimin e Rames 500.000 shqiptare. Ju.lutem mos nenvleftesoni intelligjencen tone edhe pse popull i varfer dhe shume mikprites e besues ndaj te huajve, por qe sot nuk.ju besojme me.

Keli 26/05/2020 12:45

Cfare jane mor kto fjalime tipike te kohes dulles.

Aleksander Kodheli26/05/2020 12:45

Zoja ambasadore , pranoni se reforma ka deshtuar..... Ah eshte reforme per te shpetuar Ramen.Moj e nderuar si nuk fole nje fjale per Teatrin Kombetare. Pershendetje nga Vicenza.

Alfons Malo26/05/2020 12:44

Po çfare thua moj?Po cila reforme ka ecur? Kush institucion i drejtesise u krijua?Kush?Asnje As gjykate fakti asgjykat apeli,as gjykate te larte ,as gjykate kushtetuese Asnje. Me ke sy e sheh Ti? Me syte e tu te vegjel apo me syte e qeverise se populli nuk po sheh gjykate.Edhe ti nuk e pe zbatimin e ligjit per TEATRIN O KIMI..BOLL U TALLET ME KETE POPULL SI ENVERI PER 50 VJET, QE JEMI KOMBI ME I LUMTUR NE BOTE O KIMI

t26/05/2020 12:39

Pirdh,pirdh se lirohesh. Ju dhjefsha ref.ne drrejtesi qe doni te ngjallni nje femi te vdekur.

Shto koment

Denonco