Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pranohet një nga propozimet e opozitës në tryezën e reformës zgjedhore: Zgjedhjet të zhvillohen…

Pranohet një nga propozimet e opozitës në tryezën e reformës zgjedhore: Zgjedhjet të zhvillohen…

12:13, 26/05/2020
A+ Aa A-

Anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord për  një nga propozimet e opozitës.

Mësohet se palët kanë rënë dakord për periudhën zgjedhore dhe afatet e propozuara janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

“Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor”, ishte një nga tre propozimet më të cilat opozita u ul sot në tryezë për diskutime.

Ndërkohë diskutimet janë duke vijuar për dy propozimet e tjera të opozitës sa i përket financimit të partive dhe kuotat gjinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco