Protestë qytetare edhe në Austri: Teatri është Art dhe Liri!

Protestë qytetare edhe në Austri: Teatri është Art dhe Liri!

12:06, 26/05/2020
A+ Aa A-

Jehona e shembjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë ka shkuar deri në Austri. Një grup qytetarësh me ndjeshmëri për rastin, me parulla të shkruara me duart e tyre, kanë dalë në shenjë proteste në mbështetje të artistëve dhe qytetarëve shqiptarë që refuzojnë ta pranojnë nëpërkëmbëjn e historisë së tyre, trashëgimisë kulturore.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar fotografitë e ardhura nga Austria me këtë shënim:

“Mesazh mbështetës për rindërtimin e Teatrit Kombëtar dhe vazhdimin e betejës për demokracinë e munguar, nga qytetarë evropianë me origjinë shqiptare, që jetojnë në Austri".

“Është vetëm fillimi!”- shprehen ata. - “Qëllimi ynë i përbashkët nga sot është: rindërtimi i Teatrit Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte. Ky është një hap i parë për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri”.

“Unë jam Teatri”- thuhet në një pankartë të tyre. Më tej: “Shqipëria ka nevojë për sundim të vërtetë të ligjit” – “Teatri është Art dhe Liri” -  “Rama është Injorancë dhe Represion”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco