Basha takon bizneset: Paratë e koncesioneve t'u shkojnë qytetarëve

Basha takon bizneset: Paratë e koncesioneve t'u shkojnë qytetarëve

09:24, 26/05/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha takon bizneset tek njësia 5 në Tiranë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar hapin e parë që do të ndjekë opozita duke kërkuar që t’i jepet fund koncesioneve dhe ato para t’i kthehen qytetarëve.

Ai akuzoi qeverinë se nuk ka shpërndarë ende paratë për njerëzit që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë.

“Jam tek kryqëzimi në njësinë 5 gati për të filluar një takim, një ecje me biznese dhe banorë të zonës. Gjatë ditës së djeshme kam vizituar dhjetëra biznese në zonën e Xhamllikut. Është një mëngjes plot me lëvizje, por numri i bizneseve të hapura është shumë i vogël dhe klientët janë të pakët.

Do shohim si është gjendja e tyre. Qeveria, në vend që të ishte në krah të tyre, i ka lënë në mëshirë të fatit dhe paratë nuk kanë shkuar për ta, por për një grusht njerëzish. Nëse vazhdon kështu, kriza do të jetë më e thellë. Duhet të flasim dhe të diskutojmë edhe rrugët e daljes. Hapi i parë do të jetë që lekët e tyre të shkojnë te shqiptarët.

Do i japim fund koncesioneve dhe do t’i kthejmë ato para njerëzve paratë që kanë humbur dhe ata që duhet të përfitonin nga VKM gjysmake të qeverisë nuk i kanë marrë paratë akoma. Uroj që këto ditë të para të çlirimit të jenë edhe ditët e rimarrjes së shpresës dhe ringritjes ekonomike dhe politike të vendit”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Largohu Basha26/05/2020 12:10

Mjaft lehe neper rruge. Humbe disa zgjedhje te gjithe e dime qe u vodhen por ti nuk ishe i zoti ta mbroje voten tone. Je ber shume i nevevritshem. Shko ne Surrel se u kalua " vija e kuqe". Prandaj ai legeni i gjate po i ben zbor popullit. Ngrihu o popull shporini te gjithe keta politikan te degjeneruar. Poshte Rama

Shto koment

Denonco