Reforma në Drejtësi/ Vezaj: Kim s'i ka kuptuar lojërat politike në Tiranë; Çollaku: Jemi në regres

Reforma në Drejtësi/ Vezaj: Kim s'i ka kuptuar lojërat politike në Tiranë; Çollaku: Jemi në regres

22:10, 25/05/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype nga Boston, gazetari i njohur i kronikës Flamur Vezaj ka komentuar deklaratën e fundut të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim mbi një sabotazh mbi reformën në drejtësi.

Sipas tij, në aspektin politik mund të ketë një përpjekje për të penguar reformën zgjedhore se  sa atë në drejtësi tashmë që i janë nënshtruar vettingut rretj 1/3 e gjyqësorit.

“Ambasadaa amerikane në Shqipëri ka qenë e drejtëpërdrejtë. Ajo është e re dhe ndoshta ka kuptuar se si bëhen lojërat politike në Tiranë.

Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese kjo është loja, që gjithmonë është te politika kun dihet përplasja President-Dvorani dhe kush e mbështet Dvoranin, kush e mban në detyrë. Ndoshta dhe ambasadorja kërkon krijimin sa më shpejt formimin e trupës së Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo është pjesa e politikës", u shpreh Vezaj.

Ndërsa gazetari tjetër Basir Çollaku e quajti reformën në drejtësi në eksperiment.

Reforma në drejtësi është në eksperiment. Ambasadorja amerikane ka trashëgimi të shëndetshme në amb amerikane në Tiranë, të paraardhësit të saj Donald Lu, intesitetin e kësaj reforme. Bëjmë 4 vite nga votimi i kësaj reforme. Në çdo punë ka një inventar, cili është rezultati i kësaj sot? Kemi një drejtësi më të pavarur? A kemi më shumë zyrtarë dhe politikanë të dënuar? Ne jemi defiçitarë. Jemi në regres. Dosjet shkojnë nga zyrat e ministrave në duart e trupave gjykuese. 

Ambasadoren duhet ta njoftonin. Ajo e di se kush është vendimmarrëse. Është qeveria, është kryeministri", tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nje zonje 26/05/2020 00:30

o z,peka po dihet shume mire se kush jane djajte,ata qe i zene ne goje jane vete.njeshi eshte ambasada amerikane duke filluar me kinezin lu,lejlan e tani ne fund me koreanen kim ir sen.pastaj vjene vlautini,soreca ndrageta.omn leshi dhe kapteri rama .nqs keto organizma nuk do ishin te korruptuara krimineli rama me keta langot nuk do guxonin kurre te vinin drejttesine nen kontroll duke emeruar iish sigurimsat ,hajdut e te inkriminuar,thenja e z Andi Bushati diten e sotme "reforma ne drejtesi ka vdekur qe dje jo sot"eshte postulat"pa le te tregoje prralla koreanja kim me djaje te opozites qe nuk kane as celsat e kashtes dhe engjejt e bandes rama sa te doje po nuk ja var me njeri,biles nuk r pjerdhin fare 85% e shqiptareve.

bajraku25/05/2020 22:56

O Gazetari Flamur amerikoni ! Me sa duket ose ti nuk ke kuptuar gje ose po kuan rolin qe te kane caktuar. Ambasada nuk ka nevoje te kuptoje "lojerat" ne Shqiperi. Eshte vete ajo qe i dirigjon lojerat. Dhe per me teper kjo "loja" e reformes ne drejtesi eshte shpikje ekskluzive e saj. Rri aty ne Boston, pastro ndonje zyre naten apo laj ndonje pjate tek restoranti diten e mos na bej te zgjuarin e diplomatin nga pertej shtate deteve. E ndrite kur ishe ketu,tani na jep mend prej andej.

Shto koment

Denonco