Andi Bushati: Vllahutin, Lu, Soreca dhe Kim vranë reformën në drejtësi

Andi Bushati: Vllahutin, Lu, Soreca dhe Kim vranë reformën në drejtësi

21:41, 25/05/2020
A+ Aa A-

Gazetari Andi Bushati shprehet se ambasadorët në Tiranë janë pjesë e dështimit të reformës në drejtësi. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati tha se reforma nuk do të vdesë nesër, por ajo ka vdekur që dje.

“Ata që kanë vrarë reformën në drejtesi janë: Yuri Kim, Romana Vlahutini, Donald Lu dhe Luigi Soreca. Reforma nuk vdes nesër, ajo ka vdekur dje”,- tha Andi Bushati.

Ai shtoi se reforma ka vdekur që në nisje të saj.

“Yuri Kim, Donald Lu dhe Soreca. Janë vrasësit kryesor. Janë si ajo nëna që vret fëmijën. Nuk është problemi që Reforma në Drejtës të vdes nesër. Reforma në Drejtësi ka vdekur dje. Dhanë disa elementë duke e parë nga brenda, ja pse ka vdekur… Mendoni se ka një njeri që beson se këtu ka një drejtësi të pavarura duke bërë një zinxhir krimesh tek teatri. Një njeri që beson tek drejtësia e d që nuk bëhet ashtu. Është e kapur nga pushteti dhe nga sytë e mbyllur të këtyre ambasadorëve. Ku pushteti vjedh qytetarin drejtësia ka marrë fund. S’ka më drejtësi” tha Andi Bushati.

“Ata vendosën të bëjnë eksperiment me 3 milion kavje. E donte edhe Maqedonia e Veriut, por BE tha se nuk funksionon. Doli një dështim eksperimenti. Janë zyrtarë të lartë dhe financime këtu, nuk mund ta pranojnë.” tha më tej Andi Bushati.

“S’ka marrëveshje, gënjen. Ne e kemi të vrarin në arkivol. Ç’mund t’i vrasësh më shumë kësaj gërmadhe.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco