Rasti 'Dvorani'/ Bianku në 'Çim Peka LIVE': Ja çfarë ndodhi me mandatin e presidentit të Gjykatës së Strasburgut

Rasti 'Dvorani'/ Bianku në 'Çim Peka LIVE': Ja çfarë ndodhi me mandatin e presidentit të Gjykatës së Strasburgut

21:32, 25/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE”, ish gjyqtari I Gjykatës së Strasburgut dhe profesori I të drejtës, Ledi Bianku komentoi edhe rastin e Ardian Dvoranit, kreut të KED, që I ka mbaruar mandate që në shkurt 2014.

Për të shpjeguar këtë rast ai dha shembullin e presidentit të Gjykatës së Strasburgut.

"Përgjigja ime ndikohet shumë nga situata të ngjashme që trajton Gjykata e Strasburgut. Para një jave, presidentit të Gjykatës i mbaroi mandati formal si gjyqtar grek. Në po atë ditë ai i dha fund edhe mandatrit si president. Për shkak se Greqia nuk ka sjellë listën e kandidatëve të tjerë, ai qëndron si gjyqtar, poor nuk mund të zgjidhet në asnjë funksion në Gjykatën e Strasburgut. E njëjta gjë ka ndodhur me presidentë, zv.presidentë, përfshirë edhe mua.

Zoti Dvorani mund të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë për shkak të vijëmësisë së funksionit të gjyqësorit dhe ky është rregull i përgjithshëm në pothuajse të gjitha gjykatat ndërkombëtare. për të shmangur problemet. Por vetëm kaq. Ai është zgjedhur për një mandat dhe nuk mund të vazhdojë më në atë pozicion", tha Ledi Bianku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco