Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Lubonja: Nuk është problem sistemi, por banda në pushtet që vjedh vota

Lubonja: Nuk është problem sistemi, por banda në pushtet që vjedh vota

19:35, 25/05/2020
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai tha se ndryshimi i sistemit nuk ndikon shumë në atë që e quajti problemin kryesor: manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë një çikë më të mirë është OK, por të mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion. Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm, për të cilin ne kemi nevojë”.

“Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të çlirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë”.

Sa për propozimin për një sistem zgjedhor të ngjashëm me atë danez, Lubonja tha se, problem kryesor i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor.

“Po, nga ky propozim krijohet një mundësi më e madhe që të lindë diçka që nuk është nën komandën e bandave dhe kryetarëve të partive, por është shumë pak të kesh zgjedhje të lira dhe të pa nëpërkëmbura në Shqipëri”, tha Lubonja.

Lubonja e ka quajtur shembjen e Teatrit si shembullin e vrasjes së drejtësisë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari.26/05/2020 07:21

shume e sakte ajo qe thote Lubonja...per sistemin zgjedhor.....

Shto koment

Denonco