Soreca vlerëson Bashën, Komisionieri për Zgjerim shpërndan mesazhin

Soreca vlerëson Bashën, Komisionieri për Zgjerim shpërndan mesazhin

18:42, 25/05/2020
A+ Aa A-

Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi zhvilloi një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Skenat e dhunës duhet të ishin evituar, u shpreh Varhelyi pas pyetjeve të drejtuara nga disa eurodeputetë.

Vetëm dy ditë pas këtij reagimi, Komisioneri për Zgjerimin i BE ripostoi në llogarine e tij ne Twitter mesazhin e ambasadorit Luigi Soreca, i cili vlerësonte rolin e kryetarit të PD në përfundimin e punës për reformën elektorale.

"Mirëpres vendimin e z. Lulzim Basha për rinisjen e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Kjo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që të arrihen kushtet  e vendosura gjatë marsit të shkuar nga Këshilli i BE", shkruhej në mesazhin e Soreca-s.

Image

Pas shembjes së Teatrit Kombetar opozita u largua nga tryeza për reformën zgjedhore. Vetëm dy ditë më parë u rivendos që tryeza të nisë punën për miratimin brenda afateve të reformës elektorale, ndërkohë që mbledhja më e afërt është parashikuar të zhvillohet gjatë dites së nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco