Lubonja: Shembja e Teatrit, shembulli i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri

Lubonja: Shembja e Teatrit, shembulli i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri

17:30, 25/05/2020
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion” në News24 e ka quajtur shembjen e Teatrit si shembullin e vrasjes së drejtësisë në Shqipëri.

Lubonja shprehet se opozita duhet ta kishte mbrojtur më mirë marrëveshjen pë Teatrin Kombëtar, edhe pse nuk mund të nxirrte ushtrinë.

Sipas tij, opozita mund të përdorte edhe argumenta tek ndërkombëtarët për t’i bindur kundër Ramës dhe shembjes së Teatrit.

”Unë e them dhe e ripërsëris. Është njësoj si një ekip mjekësh që e ke paguar për të shëruar një pacient, që është Shqipëria në këtë moment. T’i thuash ende kërkoni kurën ndërkohë pacientin e ka vrarë. Shembull më kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri është Teatri.

Opozita jonë për fat të keq është një opozitë që më së shumti pret të shpëtojë Shqipëria nga të huajt që të marrë mbështetjen e amerikanëve. Kur të lodhen me këtë sheikun që të sjellin një tjetër. Sjell shembullin e Vietnamin e Jugut kur rrëzuan një autokrat vetëm kur dolën murgjit budistë edhe u dogjën në protesta. Atëhere thanë që na diskredituan, dhe vunë një tjetër. Një opozitë që pret që t’a çlirojë vendin SHBA duhet vendosur në pikëpyetje?

Opozita duhet ta mbronte më mirë Teatrin. Nuk po them të organizontë ushtrinë. Rama po na çon në luftë civile. Por gjithsesi opozita duhet të ishte më e vendosur për të mbajtur fjalët e dhëna. Nëse është në interest të popullit shqiptar opozita duhet të dilte kundër ambasadës së SHBA, kur është gabim, me argumenta, për të treguar se çfarë po mbështesin”- tha Lubonja

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Victorian 25/05/2020 19:00

Z. Lubonja, duhesh pergezuar per qartesine, argumentin e pakundershtueshem qe sjell ne analizat e tua dhe mbi te gjitha, per koherencen ne qendrimet e tua. Je nder te vetmit analiste qe ja vlen te lexosh dhe qe e lexoj me kersheri te vecante mendimin tend. Eshte teresisht racionale dhe e pranueshme ajo qe ngre ti, opozita legjitimitetin e merr nga populli te cilit i perket dhe jo nga ca burokrate ambassador me mandat 3 vjecar qe as jua ndjen per shqiperine. Referojuni reformes me drejtesi, ka rezultuar ne nje katastrofe. Praktikisht shteti ligjor ka rene. Cfare ndodh sot me ambasadoret qe e yshten per ta votuar dhe me tej per ta implementuar, as qe dihet ku jane sot. Ndaj opozita duhet ti qendroje kauzave racionale dhe qe kane si bosht te tyren interesin e popullit, nese ambasadoret nuk u pelqejne ne te semes te vene. Mjaft me guvernator te jashtem.

Shto koment

Denonco