Imituesi i Ramës i përvishet Ramës së Surrelit: Ti mund të jesh çfarë të duash, por unë dhe qytetarë e mi nuk jemi dele

Imituesi i Ramës i përvishet Ramës së Surrelit: Ti mund të jesh çfarë të duash, por unë dhe qytetarë e mi nuk jemi dele

16:25, 25/05/2020
A+ Aa A-

Aktori i humorit shqiptar Florian Binaj, i cili është i njohur për imitimin e Edi Ramës ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit.

Tashmë Shqipëria ndodhet prej më shumë se 2 muajsh në karantinë, por Binaj thotë se ai nuk i bindet urdhërave të karantinës të vendosura nga Rama pasi i shkel të drejtat dhe i mohon liritë.

Kjo sipas Binajt ndodh prej surrealizmit të Ramës, por aktori thotë se ai mund të jetë çfarë të dojë, por ai dhe qytetarët nuk janë dele.

Në fakt, Binaj në aktrimet e tij në rolin e Edi Ramës paraqet pikërisht anën autokratike të kryeministrit por kësaj radhe duket se ka shpërthyer jashtë kornizave të roli.

“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi nuk jemi dele”, ka shkruar aktori i njohur.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokoli25/05/2020 20:56

Bravo aktor i dashur. Kur tejkalohet kufizimi, ai duhet shkelur, duhet të shpërfillet. Ai që do të na tregojë nga kalaja e Syrrelit çfarë duhet të hamë dhe kur, kush duhet të gatuajë e kush duhet të dalë shetitja, kuptohet, që po tallet me ne nga maja e hyqymetit dhe se kjo tregon se jetojmë në Tiraní.( Despotizêm).

Ridhjeresi25/05/2020 17:07

Bravo Flor

Shto koment

Denonco