Si gënjen Rama për të mbyllur plazhet: 'As Italia e Greqia s'i kanë hapur!'

Si gënjen Rama për të mbyllur plazhet: 'As Italia e Greqia s'i kanë hapur!'

10:28, 25/05/2020
A+ Aa A-

Edi Rama gënjen sërish. Ndërsa lajmëroi se edhe këtë javë rregullat e orareve dhe fundjavat pa makina do vazhdojnë, kryeministri theksoi se plazhet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Rama gënjen duke thënë se asnjë vend në botë nuk i ka hapur plazhet: “Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave” - u shpreh Edi Rama në një video-mesazh pasditen e djeshme në Facebook.

Por, Greqia i ka hapur plazhet një javë më parë, ndërsa në Itali, një nga vendet më të goditura nga virusi, planifikohet hapja këtë javë që vjen, edhe pse plazhet kanë filluar të popullohen që tani.

Image

(Familje në një plazh në Itali) 

Të dy vendet kanë aplikuar masa sigurie për ‘normalen e re’. Në Greqi çadrat duhet të mbajnë largësi 1.5 metra, ndërsa grupet e njerëzve duhet të mbajnë largësi prej 4 metrash. Italia nga ana tjetër përgatitet të hapë plazhet zyrtarisht, ku leja për njerëzit për të dalë në plazh do të merret në një aplikacion. Familjet do të ketë 10 metra katror distancë. Në rajon edhe Mali i Zi dhe Kroacia i kanë hapur plazhet me masa sigurie.

Image

(Plazh Greqi) 

Qytetarë që shkuan këtë fundjavë me diell në jug për të pushuar treguan se policia i bezdisi duke mos i lejuar të qëndrojnë në plazh me argumentin se po ndiqen urdhrat.

“Na çuan, as në det nuk i lanë njerëzit. I thërrisnin. Policia kontrolloi gjithë plazhin. Këtu në Dhërmi arritëm të pushonim të qetë vetëm pas orës 4 pasdite, kur policia u largua” – u shpreh një qytetare për Lapsin.

Image

(Policia të shtunën në mesditë në Dhërmi duke çuar pushuesit. Ata kanë sfiduar edhe rregullin për ndalimin e makinave në fundjavë, edhe atë për daljen nga zona e kuqe në të gjelbërt, edhe rregullin për të mos shkuar në plazh e notuar në det.) 

Edhe pse Shqipëria nuk është goditur rëndë nga Covid-19, masat e marra nga vende më të zhvilluara do të pranoheshin logjikisht të aplikuara në proporcion edhe në vendin tonë. Por, kur këto vende bëjnë të kundërtën e vendimeve të qeverisë Rama, kur edhe mjekë ekspertë si Pëllumb Pipero bëjnë thirrje që njerëzit të lejohen të dalin për të marrë rreze, qytetarët refuzojnë t'i binden këtyre vendimeve.

Ky refuzim për t’iu bindur urdhërave të Edi Ramës duket qartazi edhe në mbushjen e plazheve nga Durrësi deri në Sarandë me pushues në fundjavë, ku jo vetëm plazhi është i ndaluar, por edhe lëvizja e makinave gjithashtu./LAPSI.AL 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

teatri25/05/2020 12:57

ne delir total, kujton se e verteta eshte vetem ne FB-ne e tij!

Shto koment

Denonco