Meta poston këngën për Teatrin: Të krijojmë një front të përbashkët...

Meta poston këngën për Teatrin: Të krijojmë një front të përbashkët...

10:16, 25/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta e nis javën me një mesazh për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se shembja e tij brutale ka indinjuar jo vetëm artistët shqiptarë, por edhe ata në Evropë. Kreu i Shtetit publikon këngën e artistëve zviceranë kushtuar Teatrit, teksa thekson se “kjo këngë homazh duhet të na zgjojë e frymëzojë të gjithëve për të krijuar nga front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”.

Mesazhi i Metës:

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.
Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË.

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …

S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri
Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve … ne!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/05/2020 13:06

ME PAS LIKJA DO TE KENDOJE KENGEN E TATRIT TE KUKULLAVE, PASTAJ KENGEN E SAHATIT, KENGEN E MUZEUT HISTORIK, KENGEN E XHAMISE SE ET'HEM BEUT DHE KENGEN E PALLATIT TE KULTURES DHE TOB!!! PASTAJ POPULLI DO TE KENDOJE KENGEN SATIRIKE: RROFSH O LIKE!!!!

Shqiptari25/05/2020 13:04

O Z. PRESINDENT!!! A JE PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE APO JE PRESIDENT DIZIDENT I VETSHPALLUR ME EKSIL, NE ARRATI, NE MERGIM????!!!! A JETON NE SHQIPERI APO NE HENE!!!!????? PSE PO NA FLET SI E EMA E ZEQOS NGA MAJA E THANES??? KE 2 VJET QE NUK TE PJERDH ASKUSH DHE TI BEN KOT GAM-GAM, GAM-GAM NEPER BANAQE TELEVIZIVE!!! POPULLI IDIOTE TE BESOI! T'I E PE NE 2 MARS. NJE THIRRJE BERE DHE NJEREZIT E MBUSHEN SHESHIN PER TE PARE KONCERTIN TEND RECITAL KOMIK, ME GJESTE DHE SHFAQJE QESHARAKE PATRIOTIKE!!! NA SHKRIVE SE QESHURI ME ATO IDIOTESIRAT "BURRERORE" GJASME JE I FORTE, TRIM, SKRAPALLI I PAMPOSHTUR, POR QE TE MPOSHT VETEM PARAJA!!!! "LUFTA' JOTE, O LIKE VLLAI, ESHTE VETEM LUFTA JOTE PERSONALE PER MBIJETESE, PER INTERESIN TEND PERSONAL DHE NUK KA LIDHJE FARE ME KAUZAT DEMOKRATIKE SEPSE TI JE NJE NGA DHUNUESIT E DEMOKRACISE DHE ZGJEDHJEVE TE LIRA DHE TE NDERSHME!!! POR FAJIN E KA VETE KY POPULL IDIOT, I MESUAR ME SAMAR MBI KURRIZ SI GOMARI!! IMAGJINO, KEMI 30 VJET QE VETEM SURRETET TUAJA SHIKOJME ME RADHE NE PUSHTET! HIP NJERI E ZBRIT TJETRI, ZBRIT TJETRI E HIP PO I PARI, TE GJITHE TE DESHTUAR ME KAUZEN E DEMOKRACISE DHE SHTETIT LIGJOR, SOT JEMI KTHYER PERSERI NE 1990 DHE PERSERI SHPRESOJME PO TEK TE NJEJTIT NJEREZ, SHPRESOJME PERSERI TEK LULI, MONA, LIKJA DHE SALA!!!! SA HERE AFROHEN ZGJEDHJET "LIDERET" E OPOZITES JANE ME TE MIRET DHE PUSHTETARET ME TE KEQINJTE, SAPO MARRIN PUSHTETIN FILLOJNE MARIFETIN!! KESHTU KA NDODHUR QYSH NE 1945, NE 1990, NE 1992, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017 DHE KESHTU DO TE NDODHE PERHERE, PER AQ KOHE SA SHQIPTARET TE KENE TRU NE KOKE!!! SOT PRESINDENTI YNE, FAL-FAL-FAL-FAL-FAL-FAL-FAL-FAL!!! PO NA KENDON KENGE PER TEATRIN KOMBETAR!! PO KENDON KENGEN E TEATRIT PER TE 7-AT E TEATRIT!! KY "LIKJA" YNE I MADH QE DO TE SAKRIFIKOHEJ SI SALVATORE ALENDE, NUK SAKRIFIKOHET AS QE TE JAPE DOREHEQJEN!!! ESHTE KAPUR FORT PAS LIBRIT TE KUQ TE KUSHTETUTES SI PLAKU MERRE FIZI PAS GJYLES NE MULLAR!!! CFARE QESHARAKU!!!

Shto koment

Denonco