Rezistencë qytetare ndaj Policisë pa numër identifikimi: Mbi ç'vendim më ngrini nga lokali?!

Rezistencë qytetare ndaj Policisë pa numër identifikimi: Mbi ç'vendim më ngrini nga lokali?!

09:46, 25/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e diel, më 24 maj, Policia e Shtetit ka hasur në rezistencën qytetare për të boshatisur baret e kafenetë, pasi ata, në shumë raste kanë refuzuar t’i binden një urdhri të pashkruar dhe të mbështetur në asnjë ligj.

Në videon e mëposhtme dëgjohet debati gjakftohtë dhe bindës, i një qytetari që e ka kapur patrullën e policisë më shkelje: Pa numër identifikimi në uniformë, pa një vendim në dorë, tek i kërkon të dalë nga lokali.

Në video, qytetari i kërkon me qetësi, policëve: Po cili është ligji dhe VKM-ja që vini ju, pa numër identifikimi, të më ngrini mua nga tavolina?! Ku është VKM-ja? Cili nen i Aktit Normativ thotë se në datën 24 maj nuk duhet të rrini në lokal?! Nuk është “show”, është e drejta ime të rri ku të dua. Ju na nxirrni VKM-në ose ligjin, ku e bazoni?! Me urdhër “Facebook”-u nga Kryeministri ne nuk bindemi! Ti je Policia e Shtetit dhe nuk ke urdhër identifikimi! – insistoi qytetari deri në fund.

Videoja është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha  me këtë shënim: “Artisti qytetar i tregon vendin narkobanditit me uniformë pa ligj, pa numër, pa identitet! Mosbindja civile triumfon mbi narkobanditët e Skizofrenit Sadist! Nderim! “

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

ku ishe ti25/05/2020 11:40

Sa urte e bute sillen policet me ty more Kastriot. Po ne na rrahen e desh na vrane naten e shembjes se teatrit. Na rrahen gjate gjithe dites se diele ne proteste. U arrestuan dhe u burgosen shume protestues. Ti Kastriot naten e shembjes ke qene ne gjume rehat rehat dhe as je dukur deri te henen kur ra qetesia. Ndersa tani ben heroin me policine e cila s`ndihet para teje. Alamet heroi ke dale. Kjo po qe eshte regjia e hipokrizise.

Shto koment

Denonco