Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

'Ku s'qëndron e drejta, s'kundërmon e mira! Ja ku kuptohet se fanatizmi nuk pajtohet me Islamin'

'Ku s'qëndron e drejta, s'kundërmon e mira! Ja ku kuptohet se fanatizmi nuk pajtohet me Islamin'

08:23, 25/05/2020
A+ Aa A-

"Me mbarimin e luftës, Shqipëria u bë pjesë e bllokut të Lindjes, në regjimin komunist që zgjati gjysmë shekulli. Sipas statistikave të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, në vitin 1945, në gjithë territorin shqiptar kishte 1127 xhami e 17 shkolla-medrese, që u rrafshuan pothuajse të gjitha. Mbi 60 klerikë myslimanë u persekutuan, ndër ta Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Kraja, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Sabri Koçi, etj.

Në vitin 1967, Shqipëria ishte i pari vend ateist në botë. Neni 37-të i Kushtetutës shkruante: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”, shkruan Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

Ndërkohë, Neni 55 i Kodit Penal të vitit 1977, shkruante: “Agjitacioni e propaganda fashiste, antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e literaturës me përmbajtje të tillë për të dobësuar ose minuar shtetin e diktaturës së proletariatit, dënohet me heqje të lirisë nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po këto vepra, kur janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja veçanërisht të rënda, dënohen: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje”.

Përshkallëzimi i masave të pushtetit ndaj fesë e besimit vijoi deri në fundin e tij.

“…Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë…” shprehej Hafiz Ibrahim Dalliu, personalitet i mirënjohur i Tiranës, i dënuar politik për agjitacion e propagandë, që doli i gjymtuar nga burgu.

“Aty ku nuk qëndron e drejta nuk kundërmon asnjë e mirë; feja islame këtë e konsideron si dëm. Ja, prej këtyre shpjegimeve, kuptohet se fanatizmi nuk pajtohet me Islamin”, nënvizonte Hafiz Ali Kraja, i dënuar me burg, punë të detyruar, i grabitur, survejuar dhe vetëizoluar deri në fund të jetës.

Përballja dinjitoze e klerikëve me pushtetin dhe qëndrimet e tyre janë dëshmi e sprovave të vështira në të cilat diktaturat e vënë qytetërimin. Rezistenca e tyre është shembulli më i mirë i përkushtimit, sakrificave dhe solidaritetit mes njerëzve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aqif shkopi25/05/2020 09:42

Ikni ne anadoll fundrrina otomane. E moret me qafe kete vend

Antirilindas25/05/2020 09:27

Shkrim sa për të thënë. Nqs nuk jeni të aftë të prekni disa tema tabu, më mirë lereni fare, Titulli shkrimit kishte termin kryesor "fanatizmin", që në fakt është njëlloj si në fe si në politikë. Ndërsa shtjellimi kishte të bënte me ndalimin e fesë në kohën e komunizmit. Problemi i sotëm i shoqërisë shqiptare, është FANATIZMI, qoftë fetar,qoftë politikë. Si politika ashtu edhe feja, duan të kenë pas vetes sa më shumë të tillë. Injoranca është djep i fanatizmit.

Shto koment

Denonco