'Rimerrni të drejtat tuaja'/ Ish-deputeti: Duke nisur nga sot, 'gjendja e fatkeqësisë natyrore' dhe masat, anti-kushtetuese

'Rimerrni të drejtat tuaja'/ Ish-deputeti: Duke nisur nga sot, 'gjendja e fatkeqësisë natyrore' dhe masat, anti-kushtetuese

22:38, 24/05/2020
A+ Aa A-

Që nga e diela sotme e Fitër Bajramit, "gjendja e ‎fatkeqësisë natyrore" dhe masat e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama janë anti-kushtetuese.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Teksa citon nene të kushtetutës, Bylykbashi shprehet ndër të tjera se, qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore më 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ‎deri më 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive. 

Reagimi i plotë:

Rimerrni te drejtat tuaja!

Qe nga e diela sotme e Fiter Bajramit, "gjendja e ‎fatkeqesise natyrore" dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim te ri.

Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, ‎e ne vazhdim eshte antikushtetues.

Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t'ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t'ju mbroje.

Statistikat e Covid 19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.

Qytetare, refuzoni qe "distancimi ‎social" i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t'u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES‎! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Oops24/05/2020 23:25

Shkurt e sakte! Por, problemi eshte qe KM e ka ulur nivelin jetik qe njerezit te mendojne per nevojat baze dhe ka harruar te lexojne apo mendojne per te drejtat e tyre! Kjo eshte levizja qe po ben kryeministri! Tung popullit

Gent24/05/2020 23:13

Qe nga nsr te mblidhemi neper lulishte dhe te organizojme ceremoni publike mallkimi per Pediramen qe e mbrojne me magji te zeze komunisto-turko-sllave! Ti perfshie me mallkim edhe policet e zellshem halabake fshatare socialisto-kurva, qe u qifsha rracen e morrit te kuq! Kimioterapi iu befshin leket pediramave, laleheve dhe gjithe te keqes se misheruar ne mut shqiperie te dhjere nga evrope kurva dhe amerike shkerdhata! Ptu! U qifte dreqi rracen e mutit o komuniste te ferrit!

Shto koment

Denonco