Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Rama tregon kur do të hapet transporti publik

Rama tregon kur do të hapet transporti publik

21:07, 24/05/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi në Facebook, ka sqaruar se kjo është java e fundit me orare të kufizuara për të gjithë Shqipërinë, ndërsa tha se edhe për dy fundjavat në vijim makinat nuk do të mund të qarkullojnë.

Sa i përket transportit publik, shefi i qeverisë shpreh se deri në fund të muajit do jetë gati strategjia e re e transportit publik dhe linjat do të hapen pjesë-pjesë.

"Deri në fund të muajit do të kemi strategjinë e re të transportit publik dhe do t’i hapim, pjesë-pjesë linjat e transportit publik, duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori, me një pjesëmarrje direkte të shtetit në garantimin e standardeve të reja. Jo thjeshtë në funksion të mbrojtjes së shëndetit sot, por edhe të rritjes së ndjeshme të cilësisë së shërbimit në transportin publik urban dhe ndër urban nesër", u shpreh kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco