Bashkia e quan historik Kongresin e Përmetit/ Reagon studiuesi: Instaloi regjimin më terrorist në Europë

Bashkia e quan historik Kongresin e Përmetit/ Reagon studiuesi: Instaloi regjimin më terrorist në Europë

19:48, 24/05/2020
A+ Aa A-

Bashkia e Përmetit njofton përmes një postimi në Facebook përfundimin e pjesshëm të punës për rikonstruksionin e godinës ku zhvilloi punimet Kongresi i Përmetit.

Teksa ky njoftim vjen pak ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, bashkia e quan kongresin historik.

Image

Kjo kan sjellë edhe reagimin e studiuesit Kastriot Dervishi, i cili shkruan se, ky kongres instaloi regjimin më terrorist në Europë.

"Kongresi i turpit nuk ka qenë kurrë historik, por histerik. Lajm i madh nga Bashkia e Përmetit, sipas së cilës, kongresi që instaloi regjimin më terrorist të Europës qenka “historik” e për këtë arsye duhet të jetë muze. Mirëpo kurrkund nuk figurojnë këtu as Marshalli Tito dhe as shokët melladin e dushan! Ishte një “kongres” me karakter edhe seperatist sepse nuk përfaqësohej gjysma e Shqipërisë", shkruan Dervishi.

Historiku i Kongresit:

Kongresi komunist i Përmetit zhvilloi punimet më 24-28 maj 1944. Kjo ishte mbledhja më e zgjeruar e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, në shembullin e Këshillit Nacionalçlirimtar Jugosllav, i cili pat bërë të njëjtën gjë në Jajce të Bosnjës më 29 nëntor 1943. Kongresi i Përmetit, ishte një imitim i trashë jugosllav që vendosi themelet e shtetit të ardhshëm të diktaturës komuniste. Ky kongres injoronte tërësisht veriun e vendit pasi delegatët e kongresit ishin poshtë vijës gjeografike Durrës-Tiranë.

AVNOJ-i (Këshilli Nacionalçlirimtar jugosllav) i kishte marrë më parë për Jugosllavinë të gjitha vendimet që mori për Shqipërinë kongresi i Përmetit. Jo pa qëllim në godinën kryesore ku u zhvillua kongresi u skalit portreti i mareshalit Tito (bashkëlidhur në foto). Godina ku u mbajt kongresi u shkatërrua disa javë më pas. Fotoja është bërë pikërisht në këtë kohë. Mirëpo në të gjitha albumet e mëvonshme në diktaturë, portreti i Titos është lyer me “gëlqere” historike. Kongresi filloi më 24 maj sepse një ditë më pas u festua ditëlindja e mareshalit Tito.

Vendimet e kongresit

-Vendimi nr.1, datë 27.5.1944, ka të bëjë me vendimet themelore të Përmetit, zgjedhjen e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar si trup legjislativ dhe ekzekutiv që “përfaqësonte vullnetin e popullit shqiptar”, formimin e një komiteti në rolin e një qeverie, ndalimin e hyrjes së Mbretit Zog, ndërtimin e një “Shqipërie demokratike”, etj.

-Vendimi nr.2, datë 27.5.1944, përcaktonte rolin e Këshillit të KANÇ-it, i cili për të kryer funksionet e një presidencë zgjidhte Kryesinë me një kryetar, një sekretar, 3 nënkryetarë dhe 24 anëtarë. Po ashtu për të kryer detyrat qeveritare zgjidhte një Komitet.

-Vendimi nr.3, datë 27.5.1944, ndalonte hyrjen e Mbretit Zog në Shqipëri (përsëritur në pikën 1).

-Vendimi nr.4, datë 27.5.1944, miratimi i gradave të ushtrisë.

-Vendimi nr.5, datë 27.5.1944, shfaqje mirënjohje nga Këshilli i KANÇ-it për Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar.

-Vendimi nr.6, datë 28.5.1944, Kryesia e KANÇ-it me propozim të Shtabit të Ushtrisë gradoi komandantin e përgjithshëm Enver Hoxhën gjeneral – kolonel dhe shefin e shtabit Spiro Moisiun gjeneral – major.

-Vendimi nr.7, datë 28.5.1944, emëroi ekzekutivin komunist me Enver Hoxhën president.

-Vendimi nr.8, datë 28.5.1944, formonte pranë Kryesisë së KANÇ-it të një komisioni për “zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco