Bejko: Bashkë me Teatrin Rama shembi edhe demokracinë, Kushtetutën e Republikën

Bejko: Bashkë me Teatrin Rama shembi edhe demokracinë, Kushtetutën e Republikën

17:27, 24/05/2020
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ”Ekopolitkë” nga gazetari Besart Kadia në ”RTV Ora”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka zhbërë ndarjen e pushteteve dhe se bashkë me teatrin, shembi demokracinë, kushtetutën dhe republikën.

"Aty kemi edhe paligjshmërinë, aty kemi edhe drogën, aty kemi edhe rënien e Republikës në tërësi, aty kemi ekonominë kriminale pikërisht te teatri, aty kemi të gjitha elementët që ka rrënuar demokracinë dhe na ka sjellë një parti që kontrollon gjithçka. Ky na e ka zhbërë ndarjen e pushteteve, na ka zhbërë dhe pluralizmin. Kontroll pushtetesh këtu nuk kemi, balancim pushtetesh këtu nuk kemi, ndarje pushtetesh këtu nuk kemi. Këtu kemi një njeri që i ka zotëruar të gjitha pushtetet. Ngjarja e fundit ishte teatri që pati më shumë sensibilitet por nuk do të thotë që shqiptarët nuk kanë reaguar për atë çka ky e ka deformuar që në zanafillë, në fakt ka shembur edhe demokracinë, edhe kushtetuën edhe republikën", u shpreh Bejko.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb befasisht në një aksion policoro-ushtarak mëngjesin e 17 Majit, rreth orës 04:30. Në aksion morën pjesë rreth 1 mijë policë, ndërsa nuk mungoi as dhuna ndaj aktivistëve, aktorëve, gazetarëve, politikanëve dhe qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco