Ndarja nga jeta e ish-deputetit/ Meta: Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit/ Meta: Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë

17:16, 24/05/2020
A+ Aa A-

Pas mësimit të lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Niko Faber, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shpreh dhimbjen për humbjen e Faber, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të tij.

Mesazhi i plotë i presidentit:

Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.

Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.

Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

Image

Niko Faber ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare, mëngjesin e kësaj të diele, si pasojë e një ataku kardiak.

Ai ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist.

Edhe pas karrierës në politike, Niko Faber ka qenë tepër aktiv për problematikat e qytetit të Korçës,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/05/2020 17:36

ESHTE E VERTETE QE PER BURRA TE MENCUR, TE NDERSHEM, PARIMORE DHE TE DREJTE DO NA MARRE MALLI DHE DO TE NA MUNGOJNE!! POR BURRAT SI TY KUR DO TE ZHDUKEN NGA FAQJA E DHEUT E TE MOS I SHIKOJME ME KURRE!!! KUR DO TE NA HIQEN NGA JETA JONE QE NA E KENI BERE FERR!!!

Shto koment

Denonco