Zhupa publikon VIDEO-n: Inertet e teatrit të shkatërruar hidhen në Kodrën e Yzberishtit

Zhupa publikon VIDEO-n: Inertet e teatrit të shkatërruar hidhen në Kodrën e Yzberishtit

14:53, 24/05/2020
A+ Aa A-

Zëdhënsja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar në faqen e  saj në facebook një Video ku shikohet masakra mjedisore që bashkia e Tiranës po bën në Kodrën ë Zzberishtit.

“Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zones”, shkruan Zhupa në shenimin e saj.

“Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!:”, shkruan Zhupa.

Ja postimi i plotë:

Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës.

Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin.

Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir24/05/2020 15:47

Ky është krim! Rama te përgjigjet

Shto koment

Denonco