Harmonia fetare, Meta falenderon udhëheqësit e besimeve për mesazhet, sdimos në momentet e vështira

Harmonia fetare, Meta falenderon udhëheqësit e besimeve për mesazhet, sdimos në momentet e vështira

13:31, 24/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë në faqen e tij në facebook një mesazh me të cilin falenderon Kardinalin Ernes Simoni Troshani për maszhin e tij ku uron Fiter Bajramin.

“Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira!”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Ja postimi i plotë:

Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale!

Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira!

GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco