Idrizi: Urojmë që paqja dhe lavdia qofshin mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë!

Idrizi: Urojmë që paqja dhe lavdia qofshin mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë!

13:11, 24/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Drejtësi Itegrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

“Lutjet tona përgjatë këtij muaji kanë qenë një frymëzim, për të gjithë besimtarët, familjet tona dhe popullin tonë, i cili asnjëherë nuk e ka braktisur rrugën e ndriçuar nga Zoti” thuhte në mesazhin Idrizit.

Ja urimi i plotë:

Motra e Vëllezër myslimanë shqiptarë

Gëzuar Fitër Bajramin!

Pas agjërimit, sakrificës, mëshirës, lutjes dhe adhurimit tek Zoti, në muajin e madhërishëm të Ramazanit ne kremtojmë sot, ditën e Fitër Bajramit.

Lutjet tona përgjatë këtij muaji kanë qenë një frymëzim, për të gjithë besimtarët, familjet tona dhe popullin tonë, i cili asnjëherë nuk e ka braktisur rrugën e ndriçuar nga Zoti.

Me mbështetjen e Tij, urojmë që paqja dhe lavdia qofshin mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë!

Gëzuar!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco