Mosbindje civile edhe nesër/ ‘Me filxhan kafeje me vete’…. Çfarë pritet të ndodhë gjatë paradites

Mosbindje civile edhe nesër/ ‘Me filxhan kafeje me vete’…. Çfarë pritet të ndodhë gjatë paradites

21:40, 23/05/2020
A+ Aa A-

Aktivisti Erion Kristo deklaroi ditën e sotme se do të dilte personalisht tek parku i liqenit artificial për të ‘shkelur’ urdhërin e qeverisë që sipas tij është i pajustifikueshëm për mbylljen e këtij atraksioni mjaft të frekuentuar në kryeqytet.

Atij ju bashkuan me dhjetra qytetarë të tjerë të cilët pasdite për rreth një orë shëtitën rrugëve të parkut duke bërë edhe thirrje kundër masave të qeverisë për izolimin e vendit e aq më tepër në një kohë kur përgjatë gjithë javës gjithçka ka qëndruar e hapur, ndërsa vetëm të shtunën dhe të dielën ‘fshihemi’ nga koronavirusi.

Ndërkohë, për ditën e nesërme në orën 11:00 paradite, është njoftuar një tjetër lëvizje tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, n? vijim të hapjes të Parkut të Liqenit.

Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin me vete edhe filxhan pasi do të hapet kafe ndërsa bëhet thirrje për të hapur Shqipërinë.

“Nesër, ( e diel), ora 11:00 tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, n? vijim të hapjes të Parkut të Liqenit, hapim kafe.

p.s merni filxhan me vete

#HapniShqip?rinë”, shkruhet në mesazhin që po përhapet masivisht në rrjetet sociale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb023/05/2020 22:16

Ky bojaxhi do ju mbaje mbyllur o popull qe te rruaj pushtetin e vet,duket se po e ndjen fundin se po tu jape lirine e levizjes humbet kontrollin qesharak tju tregoje orarin e levizjes.KM qe do mbahet mend per vendime dhe urdhera nga facebooku . Popull mos duro talljet e ketij bojaxhiu me, dil ne rruge nuk ka zot qe ju denon per mosbindje civile per te fitu lirine e vjedhur nga bojaxhiu.. Liria vjen nga sheshet e demokracise zgjohuni sa nuk eshte vone,sa me shume vonoheni aq me shume shkaterime te Tiranes dhe Shqiperise do te shkaktoje ky bojaxhi.

Shto koment

Denonco