Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

19:10, 23/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë kudo ku ndodhen, ‘Gëzuar Fitër Bajramin’

‘Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor.

Agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat.

Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive.

Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, siç porosit Profeti Muhamed: "Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin".

Bashkoj lutjet e mia me ju, për jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë.

Zoti ua pranoftë agjerimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit!

Gëzuar festën e Fitër Bajramit, me shëndet e mbarësi!

Me lutjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 23/05/2020 19:28

Faleminderit per urimin, por budallai na ndalon pa Le qe eshterrugac,hajdut kriminel ,Rama virus, eshte bere qesharak dite tjera ska korona sot erdh korona, Rama i kristaqit paske qe butri me i poshter, diiiiktaaaaatoooor.

Shto koment

Denonco