A do përfundojë Reforma Zgjedhore më 31 maj? Ja çfarë thotë Oerd Bylykbashi

A do përfundojë Reforma Zgjedhore më 31 maj? Ja çfarë thotë Oerd Bylykbashi

18:05, 23/05/2020
A+ Aa A-

Oerd Bylykbashi i PD i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka thënë se Reforma Zgjedhore tashmë mbetet nga mazhoranca.

Ai thotë se përfundimi i saj në kohë varet nga mazhoranca dhe deri më 31 maj i bën apel asaj që të bjerë në kompromis me paketat e opozitës.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore deklaroi se është jetike që zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nëse ndryshohet sistemi të drejtohen nga një qeveri tranzitore.

“Ne kërkojmë qeveri tranzitore, për shkak të kësaj qeverie ne kerkojmë qeveri tranzitore për zgjedhejt e 2021. Reforma është perimetri i zgjedhjeve, një qeveri ka deryrë të jetë neutral, shteti të jetë i ndarë nga partitë politike. Qeveria tranzitore e mban qeverinë aktuale jashtë kësaj loje që të përdorë burimet shtetërore sic e bëri me policët dhe administrates, që iu kërkoi të mblidhnin vota, që të ofrojë heqje taksash apo falje gjobash pak para zgjedhjeve”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco