Protesta për Teatrin zhvendoset në Shkodër/ Mblidhen firma për rindërtimin e tij siç ishte dhe ku ishte

Protesta për Teatrin zhvendoset në Shkodër/ Mblidhen firma për rindërtimin e tij siç ishte dhe ku ishte

17:39, 23/05/2020
A+ Aa A-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shtrirë aksionin e saj edhe në Shkodër, ku u ka kërkuar qytetarëve të firmosin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte para prishjes së godinës.

Firmat e qytetarëve po mblidhen në oborrin e Teatrit “Migjeni”, ndërsa të pranishëm janë edhe aktorë që kanë iniciuar “Aleancën për Teatrin”.

[aleanca]

Ditën e djeshme Aleanca ishte e pranishme edhe në Durrës, ku po ashtu mblodhi firmat e qytetarëve.

Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall, ndërsa po mbledh firmat për një peticion, teksa vijon me protestat edhe në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/05/2020 18:04

DAKORD QE TE RINDERTOHET TEATRI KOMBETAR ATJE KU ISHTE DHE ASHTU SIC ISHTE, ME ATE PROJEKT DHE NDOSHTA I ZMADHUAR ME 10%. POR PERPARA KESAJ DUHEN DENUAR DHE BURGOSUR TALEBANET QE E SHKATERRUAN, E RRENUAN DHE SHKAKTUAN KETE DEM KAQ KOLOSAL EKONOMIK PER SHQIPTARET E VARFER. NUK E KEMI NE LUKSIN QE TE BEJME EKSPERIMENTE ME PARA TE HEDHUAR KOT PER TEKAT E DIKTATOREVE DHE LETRAVE HIGJENIKE DHE UTURAKEVE TE TYRE!!!

Shto koment

Denonco