Mbyllja për Bajram/ PDIU: Mos kini frikë, refuzojeni fytyrën e Faraonit!

Mbyllja për Bajram/ PDIU: Mos kini frikë, refuzojeni fytyrën e Faraonit!

15:49, 23/05/2020
A+ Aa A-

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Edi Ramës për të mbyllur vendin për Fitër Bajram dhe për mos lejuar faljen në shesh.

Sipas PDIU, kjo është një çmenduri dhe madje janë ekspertët që po i justifikojnë këto çmenduri të Ramës.

Më tej në reagim thuhet se Rama nuk sheh dot mijëra njerëz të adhurojnë Zotin prandaj dhe i lejon vetëm xhamitë, por thirrja është që populli ta refuzojë kryeministrin.

STATUSI NGA PDIU

Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit!

Kë të besojmë?

Ekspertët apo Ramacovidin 2020?

Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit.

Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i , si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur.

Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj.

Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri.

Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin.

I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri.

Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij.

Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit.

Një porosi Profetike thotë: “Populli merr fytyrën e sundimtarëve”

Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco