Koncesioni në Porto Romano/ PD: Meta mbrojti interesin publik

Koncesioni në Porto Romano/ PD: Meta mbrojti interesin publik

14:24, 23/05/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Presidentit të vendit, llir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për koncesionin në Porto Romano.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se vendimi i Presidentit mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.

Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco