Dy argumentet qesharake të Ramës për të zvarritur Reformën Zgjedhore

Dy argumentet qesharake të Ramës për të zvarritur Reformën Zgjedhore

14:11, 23/05/2020
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka.

Çdo justifikim banal është i mirë për Ramën, mjafton që të zvarrisë sa të mundet Reformën Zgjedhore.

Kërkesën e përfaqësuesve të opozitës për të mbledhur Tryezën të hënën, Rama (nëpërmjet Gjiknurit) e ka kundërshtuar me dy “argumente”, justifikime qesharake.

Ky qafir që në një ditë të shenjtë për myslimanët, siç është festa e Fitër Bajramit, kërkon të tallet duke marrë rolin e Padishahut që ka në dorë t’i lejojë ose jo lutjen tradicionale, qenka kujtuar se e hëna është pushim dhe përfaqësuesit e tij nuk mund të privohen nga kjo “e drejtë”...

E pas kësaj vjen dhe justifikimi tjetër, për pamundësinë që të paguajnë për të marrë një sallë në Pallatin e Kongreseve!!!

Kanë para për t’i lidhur pension suplementar dhe Knutit, që “do na ndihmojë për integrimin”, duke këshilluar Ruçin, po nuk kemi për Tryezën Zgjedhore që është kusht i BE-së për integrimin.

Vazhdo zvarritu Edvin...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco