'Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin': Pedagogu shpërthen kundër Ramës

'Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin': Pedagogu shpërthen kundër Ramës

12:33, 23/05/2020
A+ Aa A-

Pedagogu Erion Kristo është revoltuar nga kufizimet ende në fuqi të qeverisë ndaj pandemisë. Në një mesazh në FB, shkruar nën vrundujt e zemërimit dhe padrejtësisë, Kristo e ka drejtuar “shigjetën” e tij më së shumti ndaj indiferencës së qytetarëve, ndaj heshtjes së tyre të tejzgjatur kur sheh sidomos, mijëra besimtarë myslimanë që nesër do të privohen deri edhe nga falja e tyre bashkarisht e Fitër Bajramit. "Që lënë një njeri t'u hajë kokën të gjithëve...", shprehet ndër të tjera pedagogu.

Mesazhi i plotë i Kristos:

"Sot doja të dilja një shëtitje nga liqeni. Ishte e pamundur. Nuk lejohej. Mbeta aty te shkallët me zemërim në gji. Zemërimin nuk e kisha as me ajatollahun tonë, as me popullin e tredhur.

Zemërimin e kisha me veten. Isha i zemëruar se doja të protestoja, doja të kërkoja me forcë të hapej liqeni.

Isha i gatshëm të përfundoja burgjeve. Po nuk isha i gatshëm ta bëja vetëm. Do të doja që fëmijët tuaj dymetroshë t'i kisha prapa në mbështetje. Djem azganë që vetëm hanë. Që i hanë kokën njëri-tjetrit. Që lënë një njeri t'u hajë kokën të gjithëve.

Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin.

Mijëra njerëz të mbetur pa punë.

Mijëra biznese të falimentuara.

Mijëra të rinj të pashpresë. Dhe pikërisht aty i them vetes: pse i mërzit njerëzit? Boll të mërzitur janë. Mbaji për vete mendimet e tua. Kujt i duhen? Pse fut helm në shpirtin tënd? Kthehu në shtëpi dhe shtrihu në divan. Dhe pikërisht këtë bëra.

Nuk mund të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet. Të vetmen gjë që mund të bësh është të presësh derisa indiferenti të dëmtohet vetë nga shteti.

Aty do kesh rastin të qeshësh. Ti nuk do ta bësh, se nuk je shpirtvogël, por je thjesht i detyruar.

Siç të detyruan ty sot të ktheheshe në shtëpi me shpirtin vrer dhe bishtin ndër shalë. Ç'të hedhësh në supën e jetës, atë do hash. Ne po hamë lëtyrë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana23/05/2020 15:10

Nje analize teper e deshperuar per nje " profesor " universiteti pseudo intelektual e njeheresh edhe pseudio gazetar ( me shume opozitar i opozites jashte parlamentare ) , i cili jo vetem qe nuk ka fuqi te kundershtoje , por preferon me mire ta quaje popullin " te tredhur "...???!!! e te shkoje te shtrihet ne shtepine e tij . Keta jane nga ata gazetare qe mbahen per moderne me drejtim filozofik Anarkist ....???!!!

Alfons Malo23/05/2020 13:12

Po shume vertete!Po a e di cfare kabere dot ky karagjozi kur e kaper ahkrimin tend?Ja futa edhe intelektualeve qe jane me trima.Tsni une une jam sulltani dhe para meje nuk me as ramazan as bajram te nadh e te vogel as nevruz as krisht Te gjtha keto i kam thote i gjati.dhe ka te drejre Pooulli eshte ulur ne gjunje para tij.Kur te zgjohet pooulli ka ikur vapa me gushtin

Shqiptari23/05/2020 13:12

PO, PO!!! CIU-CIU, CIU-CIU, CIU-CIU!!! IK ORE PIRDHUNI TE GJITHE!!! DHJAKSA MUTI!! DELENXHINJ DHE MASHTRUESA!!! E TREMBET, E DHJETE FARE RAMEN NGA FACEBOOK!!!! KU E KENI MOSBINDJEN CIVILE??? APO AQ, 3 DITE ZGJAT INATI I SHQIPTARIT, PASTAJ TE HAN MUTIN!!!! E KANE MEMORJEN SA TE MUSHKONJES!!! POLITIKANE LESHI!!! NGELET NE TWITER DHE FB DUKE SHARE DHE MALLKUAR SI ATO JEVGAT E LIGA DHE LLAPAQENE!!! LE TE VAZHDOJNE MUSLIMANET E TIRANES DHE TE SHQIPERISE RITET E TYRE FETARE!!! PSE FRIKESOHEN??? HE PRA? KU ESHTE MOSBINDJA CIVILE??? KU E KA MONA MOSBINDJEN CIVILE? KU E KA SALIU MOSBINDJEN CIVILE? KU E KA LULI MOSBINDJEN CIVILE??? APO VETEM FJALE BOSHE??!!! JANE TE GJITHE MUSLIMANE!!! KU JANE?

Askushi23/05/2020 12:53

Horri Rama, po talle bythen me popullin. Ai po provon me te keqen, deri ku mbajne njerezit, deri ku arrine Nenshtrimi i tyre. Ne amerik u hapen kisha e xhamija... ketu jo... mjere ata qe i binden.

Shto koment

Denonco