Njolloset sërish vetingu/ Rasti i tretë pritet të hetohet nga SPAK

Njolloset sërish vetingu/ Rasti i tretë pritet të hetohet nga SPAK

12:09, 23/05/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Tiranë për herë të parë ka pranuar sot se procesi i vetingut nuk gëzon mbështetjen e duhur në opinionin shqiptar. Kjo deklaratë vjen pas sondazheve serioze që e kanë ulur besueshmërinë te Reforma në Drejtësi nga 90% që ishte kur nisi, në 30% tani. Gjithashtu ditë pas dite po zbulohet se individë me probleme në të shkuarën apo me lidhje direkte me eksponentë të mazhorancës janë katapultuar në institucionet kryesore të drejtësisë së re dhe veçanërisht tea to që procedojnë me vetingun.

Ambasadorja Yuri Kim shkroi sot në Twitter se pavarësisht se, “Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka punë të vështirë, vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e shqiptarëve”.

Ndërkohë mësohet se një tjetër anëtar i komisioneve të vetingut pritet të kallëzohet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Sipas një dokumenti të publikuar nga A2CNN, rezulton se Alma Faskaj, komisionere pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) është shkarkuar si gjyqtare në vitin 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Gjyqtarja Hajrie Muçmataj, e shkarkuar nga KPK, konfirmoi për këtë televizion se në ditët në vijim do t’i drejtohet SPAK, për të bërë kallëzim ndaj komisioneres Faskaj.

Në fillim të muajit janar në emisionin investigativ “STOP” u publikua një video e pedagogut të urgjencës mjekësore, Besnik Faskaj, i cili i mori 150 euro nga një studente për t’i bërë notën e provimit nga 4 në 8. Ndërkohë që ai u pezullua dhe SPAK ka marrë pamjet filmike për të nisur hetimet, në media më pas doli se profesori Faskaj është kunati i Alma Faskaj, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që heton prokurorët dhe gjyqtarët, raporton A2.

Ndërkohë bashkëshorti i Almës, Idajet Faskaj, mban një detyrë të lartë në Ministrinë e Brendshme, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Ky është rasti i tretë, që komisionerët e vetingut kallëzohen në SPAK për fshehje të së shkuarës së tyre. Dy ditë më parë, SPAK pezulloi nga detyra anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci pasi ai kishte fshehur shkarkimin e tij në vitin 1997.

Ndërkohë nën hetim ndodhet dhe anëtari tjetër i KPA-së, Ardian Hajdari. Ai është i akuzuar nga Shërbimi Informativ në vitin 2006, kur punonte si avokat, si i përfshirë në një skemë korruptive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 23/05/2020 15:58

Prisni prisni se nuk keni pare gje akoma, kur te kallzohet në SPAK edhe kryetarja e KPK e cila ka lidhje me boten e krimit. Fotoja perkrah Ambasadores Amerikane nuk e mbron dot me.

D23/05/2020 13:01

Po ai qe ka kandiduar per deputet dhe partia e emroi ne KPK ku po shkarkon “te pa desherueshmit”. Te rroje Dvorani,Prela, Marku ejt.qe kaluan me urrdher te partis

Shqiptari23/05/2020 12:32

PO SI I BEHET PER PROCESIN E "VETTINGUT" QE KANE KRYER KETA VETTINGAS TE RILINDJES? PO PER ATA GJYQTARE DHE PROKURORE QE KANE DALE "TE PASTER" DHE ATA QE JANE DJEGUR NGA KETA VETTINGAS TE MENDEROSUR PER VETE??? SI KA MUNDESI QE KETA VETTINGASIT NUK JANE VETTUAR PER VETE NGA NDONJE KOMISION I POSACEM NDERKOMBETAR VETTINGU???? E SI MUND TE BESOJNE SHQIPTARET NE PROCESIN ME QESHARAK DHE ME TE KORRUPTUAR TE VETTINGUT DHE QE E PERDHOSI, E KATRANAOSI DHE E MENDEROSI PERFUNDIMISH REFORMEN NE DREJTESI??? PUNA E FITIMIT TE BESIMIT TEK POPULLI ESHTE TEPER E VESHTIRE NESE POPULLIN E ZHGENJEN, E TALL, E PERQESH, E INJORON. E NEPERKEMB DHE E MASHTRON!! ZONJA AMBASADORE! NE KEMI NJE SHPREHJE TE QEMOTSHME SHQIPTARE, DUHET TA MESOSH DHE TA KUPTOSH MIRE: BUKA E THYER NUK NGJITET ME!!!! BUKESHKELURIT NUK I BESON ME ASKUSH!! NUK KA KRYEMINISTER APO POLITIKAN NE BOTE QE TE BEJNE REFORMA DHE POLITIKA LIGJORE QE TE FUTEN VETE NE BURG!!! REFORMEN NE DREJTESI DHE REFORMEN ZGJEDHORE NUK MUND T'I BEJE KURRE QEVERIA DHE POLITIKA!! ESHTE KONFLIKT I PASTER INTERESI!!! NJE GJE NUK KAM ARRITUR TA KUPTOJ KURRE KETU NE SHQIPERI. SHBA DHE TE GJITHA VENDET E VJETRA TE BE I KANE GATI TE GJITHA INSTITUCIONET, LIGJET, REFORMAT NE DREJTESI DHE ELEKTORALE, PREJ TE CILAVE NE MUND TE MARRIM TE GATSHME MODELET ME TE MIRA, DHE JO TA BEJNE IDIOTET DHE INJORANTET E KURRUPTUAR TE POLITIKES SHQIPTARE!!! INSTITUCIONET E VETTINGUT DHE DHOMA E POSACME E APELIT DUHET TE JENE 100% NDERKOMBETARE, PA ASNJE SHQIPTAR!!! BESIMI TEK SHQIPTARET KA HUMBUR PERFUNDIMISHT DHE NE MENYRE TE PAKTHYESHME!! MOS KERKONI DHE MOS U LODHNI KOT QE TE NA E KTHENI ATE BESIM ARTIFICIALISHT APO MEDIATIKISHT, APO ME CICERIMA NE TWITER APO FB!!!! OSE KERKONI NJE REFERENDUM POPULLOR QE SHQIPERIA TE BEHET OSE SHTETI I 52 I SHBA OSE NJE LAND I GJERMANISE !!!

Shto koment

Denonco