Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Ambasadorja amerikane: Vetingu duhet të fitojë besimin e popullit shqiptar

Ambasadorja amerikane: Vetingu duhet të fitojë besimin e popullit shqiptar

11:29, 23/05/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nëpërmjet një shënimi në Twitter ka adresuar mesazhe të qarta se vettingu duhet të vazhdojë me përgjegjshmëri për të dhënë rezultate në Reformën në Drejtësi.

Ambasadorja Kim ka bërë thirrje që Reforma në Drejtësi të vazhdojë para pavarësisht pengesave.

“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar. SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!” shkruan ambasadorja Kim.

Komentet e saj vijnë pas një sondazhi që tregon se shqiptarët nuk besojnë te vetingu dhe reforma në drejtësi.

Ndërsa në një postim të mëparshëm, Kim ka publikuar foton me dy Komisionerët Publikë, ku thekson se ata janë të vendosur për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime.

“Me Komisionerët Publikë të Shqipërisë më 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta vazhdojmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nardi23/05/2020 14:13

Ikni e mos na cani trapin se shume po u durojme , nuk e kuptoni se keni humbir gjith besimin e ketij populli te vuajtur dhe po tallni bythen duke u vere vegla te pushtetit te ketij psiqiku sadist . Hani ato pak para te shqiptareve po mos hani shume mut se u doli boja fare

t23/05/2020 12:39

Kjo surrate akoma nuk e ka kuptuar se shumica popullit shqiptar nuk ka besim te ref.ne drejtesi.

Shqiptari23/05/2020 12:24

PUNA E FITIMIT TE BESIMIT TEK POPULLI ESHTE TEPER E VESHTIRE NESE POPULLIN E ZHGENJEN, E TALL, E PERQESH, E INJORON. E NEPERKEMB DHE E MASHTRON!! ZONJA AMBASADORE! NE KEMI NJE SHPREHJE TE QEMOTSHME SHQIPTARE, DUHET TA MESOSH DHE TA KUPTOSH MIRE: BUKA E THYER NUK NGJITET ME!!!! BUKESHKELURIT NUK I BESON ME ASKUSH!! NUK KA KRYEMINISTER APO POLITIKAN NE BOTE QE TE BEJNE REFORMA DHE POLITIKA LIGJORE QE TE FUTEN VETE NE BURG!!! REFORMEN NE DREJTESI DHE REFORMEN ZGJEDHORE NUK MUND T'I BEJE KURRE QEVERIA DHE POLITIKA!! ESHTE KONFLIKT I PASTER INTERESI!!! NJE GJE NUK KAM ARRITUR TA KUPTOJ KURRE KETU NE SHQIPERI. SHBA DHE TE GJITHA VENDET E VJETRA TE BE I KANE GATI TE GJITHA INSTITUCIONET, LIGJET, REFORMAT NE DREJTESI DHE ELEKTORALE, PREJ TE CILAVE NE MUND TE MARRIM TE GATSHME MODELET ME TE MIRA, DHE JO TA BEJNE IDIOTET DHE INJORANTET E KURRUPTUAR TE POLITIKES SHQIPTARE!!! INSTITUCIONET E VETTINGUT DHE DHOMA E POSACME E APELIT DUHET TE JENE 100% NDERKOMBETARE, PA ASNJE SHQIPTAR!!! BESIMI TEK SHQIPTARET KA HUMBUR PERFUNDIMISHT DHE NE MENYRE TE PAKTHYESHME!! MOS KERKONI DHE MOS U LODHNI KOT QE TE NA E KTHENI ATE BESIM ARTIFICIALISHT APO MEDIATIKISHT, APO ME CICERIMA NE TWITER APO FB!!!! OSE KERKONI NJE REFERENDUM POPULLOR QE SHQIPERIA TE BEHET OSE SHTETI I 52 I SHBA OSE NJE LAND I GJERMANISE !!!

Alfons Malo23/05/2020 11:55

Ju doni reforme per fame ,jo reforme per drejtesi,Te raportoni ne DAP se mbaroi reforma ne Shqiperi u zgjodhe Drejtuesi i cili eshte Kryetari Kushtetutes.,Kryetari Gjykates se larte,kryeprokurori kryetari KLSH.i KQZ I PPP ,EDI RAMA .KETE KERKON TI.TE PLOTESOSH PA PUNE E MADHE SE SI JANE ZGJEDHUR E KUSH I KOMANDON

Shto koment

Denonco