Paradokset e takimit për Reformën Zgjedhore/ Nga Bajrami te pagesa për sallën

Paradokset e takimit për Reformën Zgjedhore/ Nga Bajrami te pagesa për sallën

11:23, 23/05/2020
A+ Aa A-

Edi Rama nuk i lejon besimtarët myslymanë të falen për ditën e madhe të Bajramit, por kur vjen puna tek reforma zgjedhore, ai nxjerr pushimin e Bajramit si justifikim për të mos u takuar me opozitën për reformën zgjedhore.

Syri.net ka mesuar se përmes Damian Gjiknurit, PS kërkon shtyrjen e takimit me justifikimin se të hënën është pushim. Është e pabesueshme, por Damian Gjiknuri ka ngritur si problem edhe çështjen e pagesës së sallës ku mbahet takimi i Grupit Politik për Reformën Zgjedhore.

Vendi është Pallati i Kongreseve dhe është një lehtësim që bëhet nga OSBE-ja, por, në çdo rast, kjo është një pronë publike për të cilën institucionet që ka Edi Rama në varësi dhe në kontroll mund ta gjejnë gjuhën për të bërë të mundur takimin për reformën zgjedhore të hënën.

Veç të tjerash, parlamenti, që ka para për të paguar si këshilltar Knut Flekenshtajnin, nuk paska para për një sallë të vogël tek Pallati i Kongreseve, që mundëson takimin të hënën për reformën zgjedhore?!

Askush nuk e beson këtë, prandaj është koha që Edi Rama ta pijë detin njësoj si Ksanthi i Greqisë së Lashtë dhe të lejojë jo vetëm mbajtjen e reformës zgjedhore, por edhe përmbylljen e saj sa më shpejt për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë e mohuar gjatë këtyre viteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco