Hetim ndërkombëtar për Teatrin, 'Europa Nostra' përshëndet zotimin e fortë të Ilir Metës

Hetim ndërkombëtar për Teatrin, 'Europa Nostra' përshëndet zotimin e fortë të Ilir Metës

10:36, 23/05/2020
A+ Aa A-

“Europa Nostra” e ka përshëndetur angazhimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe të gjitha vendimeve që pasojnë shkatërrimin.

Në një mesazh në Twitter, Europa Nostra shkruan sot: “E duartrokasim zotimin n e fortë të Presidentit ilir Meta për trashëgiminë kulturore, si një aksion kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Gjithashtu, ne e falënderojmë që njohu rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike. Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”.

Ky qëndrim i “Europa Nostra” është shoqëruar me shënimin e Presidentit Meta në Twitter, ku thuhet se “ne ramë dakord për domosdoshmërinë e fillimit të një hetimi ndërkombëtar për këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të institucioneve të nivelit më të lartë të Bashkimit Evropian. Nga sot, më konsideroni edhe mua një anëtar të ri të “Europa Nostra”.

    Po dje, Presidenti Meta zhvilloi një video-konferencë me përfaqësuesit e organizatës “Europa Nostra”, konkretisht me  Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z. Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj. Sneska Quaedvlieg-Michailovic dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.

    Presidenti Meta i falënderoi për angazhimin dhe vëmendjen që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.

    Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta e falënderoi “Europa Nostra” për mbështetjen krah “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës.

    Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.

    Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

    “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, Profesor Paolo Vitti. “Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’ “, – u shpreh Presidenti Meta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco