Shkodra, Teatri 'Migjeni', mirëpresin sot protestën për Teatrin Kombëtar

Shkodra, Teatri 'Migjeni', mirëpresin sot protestën për Teatrin Kombëtar

08:20, 23/05/2020

Me thirrjen “Duam Drejtësi”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të zhvillojë sot në orën 13:00, protestën e radhës në Shkodër, përballë Teatrit Migjeni.

“Të shtunën Shkodra na mirëpret. Protestë, - njofton Aleanca. - Në ora 17:00. Teatri Migjeni do të jetë “agoraja” jonë. Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht. Vendos. Duam drejtësi.”

Artistët e Teatrit Migjeni të Shkodrës qenë të parët që mbështetën protestën e artistëve dhe qytetarëve ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Ata dolën përpara godinës dhe mjeshtra të vjetër të skenës e kryesuan revoltën e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco