Fëmija humbi jetën në lulishte nga telat e korentit/ Kreu i PD-së Berat: Ky është shkëlqimi i fasadave vrastare!

Fëmija humbi jetën në lulishte nga telat e korentit/ Kreu i PD-së Berat: Ky është shkëlqimi i fasadave vrastare!

21:21, 22/05/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike, dega Berat, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme të ndodhur në këtë qytet, ky një fëmijë 4 vjeçar humbi jetën si pasojë e rënies në kontakt me telat e korentit të lëna të paizoluara nga Bashkia e qytetit.

‘Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur sot jetën, si rezultat i kontaktit me energjinë elektrike në lulishten qëndrore të qytetit të Beratit.

Zbukurimet vezulluese të përgatitura dhe aq shumë të trumbetuara nga bashkia Berat, i kanë marrë jetën 4-vjeçarit, i cili ishte duke luajtur në lulishten qendrore te qytetit.

Telat e zhveshur, të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas. Ai fëmijë mund të ishte i kujtdo, ndaj të gjithë bashkë duhet të reagojmë, ndaj kësaj fatkeqësie.

As taksat dhe as tarifat e larta që paguajnë qytetarët beratas nuk mundësojnë dot shërbim cilësor, dhe të sigurt nga kjo bashki.

Të dashur bashkëqytetarë, duhet të reagojmë sa nuk është ende shumë vonë’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco