Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Shembja e Teatrit/ Tjetër reagim i ashpër nga Gjermania: Menduam se në Shqipëri ...

Shembja e Teatrit/ Tjetër reagim i ashpër nga Gjermania: Menduam se në Shqipëri ...

21:15, 22/05/2020
A+ Aa A-

Raporteri i grupit parlamentar #CDUCSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme, Christian Schmidt ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ish-ministri dhe deputeti i Bundestagut Christian Schmidt, ka bërë një deklaratë për veprimet e ndërmarra nga Edi Rama.

‘Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Procedura administrative dhe ligjore e përdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket.

Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të’, shkruhet në deklaratën e bërë nga Christian Schmidt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sopiqoti23/05/2020 10:21

Ata gjermane qe shqetesohen " per teatrin karakatine "eshte mire te marin inisiativen dhe te behen pjestar ne investimin per teatrin e Ri.Dhe kur katandisen gjermanet te meren me "teatrin germadhe"te Tiranes vaj hallit per marjen e tyre me problemet e Europes.

lushingabarbullushi23/05/2020 00:31

Mbreme emisioni Top Story u zhvillua ne Sallen e rikonstruktuar te TOB. TOB eshte PRONE PUBLIKE. Askund ne bote nuk mund t'i jepet prona publike per shfrytezim nje TV Privat pa asnje kontrate dhe askund ne botë nje Kryeminister nuk mund te perdore pronen publike per nje Show në interes te propagandes se vet. Me kete nuk dua te them se eshte bere ndonje dëm i madh mbreme, por problemi eshte se Kryeministri qe paguhet me taksat tona per te qeverisur vendin ka mentalitet pronari. Atij i duken si prona te vetat te gjitha objektet publike. TOB, Teatri Kombetar, Teatri i Kukullave, Kinemate qe i zhduku, Stadiumi Kombetar, Sheshi Skenderbej, Kulla e Sahatit, gjithçka. Atij i duket vetja pronar i Shqiperise dhe kjo eshte shume e rrezikshme!

Shto koment

Denonco