Basha: Nuk ka asnjë marrëveshje dhe komunikim me Ramën, do ketë vetëm ndëshkim për të

Basha: Nuk ka asnjë marrëveshje dhe komunikim me Ramën, do ketë vetëm ndëshkim për të

20:53, 22/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mohoi nga studio e Abc Neës të ketë një marrëveshje mes tij dhe Edi Ramës si edhe premtoi që do të ketë ndëshkim të tij që e keqja të mos përsëritet.

Pyetje: Në 17 maj ju e kujtuat vetë 3 vjetorin e marrëveshjes me Ramën dhe thatë nuk do të ketë më kurrë. Në fakt ka spekulime që thonë se e gjitha është një lojë mes jush, e gjithë edhe kjo situatë politike, në mënyrë që të ketë një marrëveshje mes jush. Në fund mund të jetë edhe një qeveri me bazë të gjerë, mund të jeni sërish ju të dy duke i ngrënë të gjitha partitë e vogla. Ka një marrëveshje mes jush dhe Ramës?

Lulzim Basha: I vetmi i interesuar për t’i shpërndarë këto është vetë Edi Rama dhe marrja e kohës së shqiptarëve nëpër media, nëpër faqe gazetash, nëpër faqe portalesh me teori të tilla i shërben direkt apo indirekt Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtjet, nga papunësia. Mund të jetë interesante për 100 apo 200 veta në Tiranë, por për 3 milionë të tjerë problem kryesor sonte që flasim është se më çfarë do t’i ushqejnë fëmijët. Me çfarë do të paguajnë nesër bukën e gojës.

Pyetje: Ka marrëveshje politike mes jush dhe Edi Ramës? Keni komunikuar ndoshta jo në nivel personal, por në nivel ekspertësh për reformën zgjedhore?

Lulzim Basha: Nuk ka absolutisht asnjë marrëveshje dhe asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Marrëveshja do të jetë me popullin që jo vetëm ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani, por edhe ta ndëshkojmë Edi Ramën. Pa ndëshkuar Edi Ramën e keqja do të përsëritet. Pa e ndëshkuar Erion Veliajn e keqja do të përsëritet. Pa i ndëshkuar shërbëtorët e Edi Ramës dhe Erion Veliajt e keqja do të përsëritet. Prandaj, në qoftë se ka një zotim të hershëm por që ia vlen ta rikthejmë në vemendje të opozitës me rastin e krimit barbar tek Teatri Kombëtar është që të gjitha këto krime do të ndëshkohen. Ky është zotimi im sot si kryetar I opozitës dhe detyra ime e parë nesër si kryeminsitër.

Pyetje: Godinën e Teatrit e shembi Erion Veliaj apo Edi Rama?

Lulzim Basha: Pa diskutim që e shembi Edi Rama. Erion Veliaj nuk është gjë tjetër veçse një levë qorre e Edi Ramës, aksesor në krimet e tij dhe kryebetonieri i mafies. E ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të parave të pista të krimit.

Pyetje: Ju e shikoni parlamentin besoj. Ndjeni një farë përgjegjësie…

Lulzim Basha: Nuk e shoh parlamentin se për mua nuk ka parlament. Ai është landfilli i vendit. Nuk ka opozitë të re. Shumica dërrmuese e njerëzve aty, janë njerëz që u blenë, u joshën dhe u blenë nga Edi Rama.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco