Marrëveshje me Ramën?/ Basha: Nuk i shërben të mirës së vendit! Kam marrëveshje me popullin…

Marrëveshje me Ramën?/ Basha: Nuk i shërben të mirës së vendit! Kam marrëveshje me popullin…

20:23, 22/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë një interviste pasditen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ulja në një tryezë me Edi Rama, nëse këtë gjë e kërkon kreu i shtetit, “nuk i shërben të mirës së vendit”.

“Ulja me Ramën nuk i shërben vendit, duhet të shkojmë një orë e më parë në zgjedhje, e të cojmë Ramën para drejtësisë dhe një orë e më parë drejt kutive të votimit! Opozita  do e kërkojë “përmes të gjitha formave që janë në dispozicion të saj”, tha Basha.

Në lidhje me pyetjen nëse ky konflikt është një lojë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama dhe a ka marrëveshje mes tyre, Basha u shpreh:

“I vetmi i interesuar për t’i shpërndarë këto është vetë Rama dhe marrja e kohës së shqiptarëve me këto deklarata i shërben Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtja nga papunësia. Nuk ka asnjë marrëveshje e asnjë komunikim mes meje dhe Ramës. Por një marrëveshje me popullin që ta clirojmë nga kjo tirani vendin e për të ndëshkuar Ramën. Nuk e shoh parlamentin për mua s’ka parlament, aty është një landfill i republikës ku janë të gjithë plehrat e kombit, që votojnë koncesione korruptive nga mëngjesi në darkë”, tha Basha në abcnews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco